☁️
Tiranë 10°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,815 ▲0.48%
DOW 48,170 ▲0.54%
NASDAQ 22,762 ▲0.56%
NAFTA 98.09 ▲3.9%
ARI 4,796 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,862 ▲ +1.12% ETH $2,206 ▲ +0.25% XRP $1.3545 ▲ +0.54% SOL $83.7500 ▲ +1.04%
S&P 500 6,815 ▲0.48 % DOW 48,170 ▲0.54 % NASDAQ 22,762 ▲0.56 % NAFTA 98.09 ▲3.9 % ARI 4,796 ▲0.4 % S&P 500 6,815 ▲0.48 % DOW 48,170 ▲0.54 % NASDAQ 22,762 ▲0.56 % NAFTA 98.09 ▲3.9 % ARI 4,796 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

Tensione për shkak të kërkesës për ndryshimin e kufirit administrativ të Mitrovicës

Çështja për definimin e kufirit administrativ në mes të Mitrovicës së jugut dhe të Mitrovicës së veriut, është riaktualizuar prapë javën që shkoi, pasi që shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, po insiston në dalje përtej Pako së Ahtisarit.

Veriu.info mëson se të premten në zyrën e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, është mbajtur një takim ku ishin prezent shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar, ambasadori amerikan, Greg Delawie, kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtirit dhe dekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, Besnik Osmani.

Siç mëson Veriu.info nga burime brenda takimit, Zbogar ka insistuar në ndryshimin e kufirit administrativ në dëm të Mitrovicës së jugut, që i bie dalje përtej Pakos së Ahtisarit.

“Zbogari ka kërkuar që kufiri të caktohet sipas kërkesës së Goran Rakiqit, që do të thotë se lumi Ibër tërësisht do të jetë me Mitrovicën e veriut, si dhe një pjesë e Suhodollit që sipas Pakos së Ahtisarit është me Mitrovicën e jugut, të kaloi në Mitrovicën e veriut. Mirëpo, kërkesa e Zbogarit ka hasur në kundërshtim të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka këmbëngulur që të respektohet Pakoja e Ahtisarit dhe rrjedhimisht të mos ketë ndryshim të kufijve administrativ”, ka thënë burimi, i cili ka treguar se është dashur të shkohet pauzë për shkak të ngritjes së zërave në mes të përfaqësuesve të Zyrës së BE-së dhe kryetarit Bahtiri.

Ndryshe, kufiri administrativ i komunës së Mitrovicës së jugut, bazuar në hartën që del nga dokumenti i Martti Ahtisaarit që përfshinë brenda edhe një pjesë të lagjes Suhodoll, e cila ndodhet matanë urës së lumit Ibër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.