Tensione te Ministria e Arsimit, policia hap qarkullimin te “Rruga e Durrësit” dhe shoqëron disa protestues
Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione midis protestuesve dhe forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë për të larguar turmën nga rruga dhe për të hapur aksin për qarkullimin e automjeteve.
Pas thirrjeve të përsëritura për lirimin e Rrugës së Durrësit, efektivat e policisë ndërhynë për të zhbllokuar trafikun e ‘paralizuar’.
Ndërhyrja ka sjellë përplasje dhe momente tensioni me pjesëmarrësit në tubim. Gjatë operacionit për shpërndarjen e bllokimit, policia ka shoqëruar disa protestues.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.