☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,705 ▼1.28%
DOW 51,461 ▼0.4%
NASDAQ 26,656 ▼2.01%
NAFTA 95.20 ▲1.13%
ARI 4,113 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,643 ▼ -1.69% ETH $2,427 ▼ -3.03% XRP $1.3254 ▼ -3.14% SOL $104.1200 ▼ -3.24%
S&P 500 7,705 ▼1.28 % DOW 51,461 ▼0.4 % NASDAQ 26,656 ▼2.01 % NAFTA 95.20 ▲1.13 % ARI 4,113 ▼1.53 % S&P 500 7,705 ▼1.28 % DOW 51,461 ▼0.4 % NASDAQ 26,656 ▼2.01 % NAFTA 95.20 ▲1.13 % ARI 4,113 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para

Incidenti i Zvërnecit duket se po hyn edhe në një spirale shqetësuese urrejtjeje nga nacionalistët grekë.

Një valë reagimesh të ashpra dhe shqetësuese është shfaqur në rrjetet sociale greke pas publikimit të videos së incidentit në Zvërnec, ku një roje private sigurie shihet duke ushtruar dhunë ndaj një qytetari.

Në disa komente dhe postime të shpërndara online në TikTok, nacionaliste grekë me retorikë ekstremiste kanë bërë thirrje të hapura (edhe në gjuhën shqipe) për dhunë ndaj rojës private që ushtroi dhunë ndaj një qytetari shqiptar që rezultoi të ishte edhe minoritar grek. Ekstremistët madje ofrojnë edhe para në këmbim të informacioneve ose ekzekutimit të rojes.

Rrjeti social TikTok pas ankesave i ka fshirë këto video me përmbajtje të rënda.

Deri më tani, nuk ka një reagim z nga autoritetet greke lidhur me postimet e raportuara, ndërsa mbetet e paqartë nëse është nisur ndonjë verifikim për autorët e këtyre thirrjeve./TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.