☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.70 ▼0.75%
ARI 4,726 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,803 ▲ +4.15% ETH $2,153 ▲ +5.31% XRP $1.3546 ▲ +4.17% SOL $82.6100 ▲ +3.43%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.70 ▼0.75 % ARI 4,726 ▲0.99 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.70 ▼0.75 % ARI 4,726 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Tensionet me Maqedoninë, Ministrja e Mbrojtjes Kodheli takon Ali Ahmetin

Në kulmin e debateve mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë në vendin fqinj ku u takua edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ditët e fundit, Presidenti Ivanov, Gruevski si dhe zyrtarë të lartë rusë kanë akuzuar Shqipërinë se po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë.

Gjatë vizitës së saj në Maqedoni, Kodheli mbajti edhe një leksion në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës që kishte të bënte kryesisht me përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe pritshmëritë e fqinjit tonë në këtë rrugëtim. Duke folur për rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ministrja Kodheli theksoi se siguria kombëtare krijoi garancinë më të fuqishme të mundshme.

Në fjalën e saj, ministrja Kodheli, tha se me anëtarësimin në Aleancë, Shqipëria u bë partneri i qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, me të cilat i duhet të diskutojë perspektivat dhe të ndajë vendimmarrjen. Ndoshta në dallim nga vendet e tjera të rajonit, anëtarësimi kishte rëndësi dhe më të madhe, pasi kjo aleancë, sipas saj, luajti një rol jetik në ndalimin e luftërave në Ballkan dhe posaçërisht, në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Duke folur për buxhetin e mbrojtjes, ministrja Kodheli paralajmëroi një shtesë fondesh që i paraprin një projekti të rëndësishëm për sigurinë e vendit. “Do të bëjmë një rialokim fondesh dhe ne do të përfitojmë si Ministri një shumë të konsiderueshme parash që do të na mundësojnë t’i futemi një projekti madhor, shumë të rëndësishëm për ne, për sigurinë e Shqipërisë.”- u shpreh ajo.

Në një kohë që në Maqedoni janë rindezur tensionet ndëretnike, sidomos pas deklaratës së Presidentit Ivanov dhe Gruevski, ministrja Kodheli vendosi buqeta me lule në bustin e kundërshtarit ekstremist të sundimit osman dhe autorit të thirrjeve manifestuese radikale për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë Osmane, Dervish Hima si dhe të veprimtarit dhe personalitetit të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dr. Ibrahim Temo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.