🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 14 April 2026
S&P 500 6,886 ▲1.02%
DOW 48,218 ▲0.63%
NASDAQ 23,184 ▲1.23%
NAFTA 96.78 ▼2.32%
ARI 4,804 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,548 ▲ +5.36% ETH $2,384 ▲ +9.14% XRP $1.3720 ▲ +3.5% SOL $86.3100 ▲ +5.45%
S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.78 ▼2.32 % ARI 4,804 ▲0.76 % S&P 500 6,886 ▲1.02 % DOW 48,218 ▲0.63 % NASDAQ 23,184 ▲1.23 % NAFTA 96.78 ▼2.32 % ARI 4,804 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Tensionohet situata me emigrantët, 5 të plagosur

Në kufirin jugor të Maqedonisë me Greqinë ka eskaluar situata pasi që policia është përleshur me emigrantët në tentimin për të mos lejuar hyrjen e tyre në territorin e Maqedonisë.

Policia maqedonase përdori gaz lotësjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë emigrantët nga Lindja e Mesme, të cilët po tentonin të hynin në territorin e vendit, për të vazhduar më pas në Serbi dhe në vendet e BE-së.

Në këto përleshje me policinë janë plagosur 5 emigrantë.

Policia po vazhdon masat e rrepta të kontrollit të kufirit dhe se ajo është përforcuar me njësitet speciale ushtarake dhe mjetet e blinduara dhe motorizuara për të blinduar kufirin. Mbi tre mijë emigrantë kanë kaluar natën në qiell të hapur, duke tentuar për të hyrë në territorin e vendit.

Emigrantët janë ankuar për dhunë dhe terror të ushtruar nga ana e policisë maqedonase. Ndërkohë, një polic mbrëmë përfundoi i plagosur me thikë nga ana e një emigranti, transmeton Almakos.

Maqedonia u shëndërrua në rrugë kryesore tranzitore për emigrantët e huaj, ku mbi 40 mijë emigrantë sirian kanë kaluar nëpër rrugët e saj vetëm gjatë muajve të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.