☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,585 ▼0.4%
DOW 46,467 ▼0.43%
NASDAQ 21,861 ▼0.62%
NAFTA 114.52 ▲1.88%
ARI 4,692 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,258 ▼ -1.62% ETH $2,082 ▼ -2.19% XRP $1.3004 ▼ -2.78% SOL $79.1600 ▼ -2.73%
S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 % S&P 500 6,585 ▼0.4 % DOW 46,467 ▼0.43 % NASDAQ 21,861 ▼0.62 % NAFTA 114.52 ▲1.88 % ARI 4,692 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tërheqje pas 5 orësh dhune. Protestuesit tentuan të hyjnë në Kryeministri. Zjarr dhe gaz lotsjellës

Nisi me lule, por vazhdoi me akte dhune, zjarr dhe gaz lotsjellës protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta ishte një marshim i qetë deri në momentin që kordoni i policisë u ça dhe dhjetra protestues filluan të shkatërronin skelën në derën kryesore të Kryeministrisë.

Një kordon i çarë për të cilin kreu i demokratëve, Lulzim Basha e konsideroi një provokim të ardhur nga kryeministri Edi Rama, që, sipas tij, kishte dhënë urdhra politikë policisë.

Pas përpjekjes së parë për të shkatërruar instalacionin e Kryeministrisë dhe skelën, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës duke i zmbrapsur protestuesit.

Për këtë përdorim të gazit lotjsjellës krerët e opozitës akuzuan policinë.

Kjo tablo, ku policia teksa tërhiqej lejonte protestuesit të çanin rrethimin dhe të shkatërronin skelën dhe më pas t’i largonte ata me gaz lotsjellës, ndodhi disa herë në çdo 20 minuta gjatë protestës. Policia i kërkoi gjatë gjithë kohës protestuesve që të ruanin qetesinë dhe të mos e shkatërronin godinën e Kryeministrisë, por edhe kjo përpjekje e policisë për të ndalur protesuesit ra, pasi një prej tyre u ngjit në shtyllë duke e hequr megafonin që përcillte mesazhin e saj.

Gjatë gjithë kohës, protestuesit kërkuan të thyenin derën e godinës së Kryeministrisë, por nuk kanë mundur dot, për shkak se dera ishte e blinduar dhe ruhej nga forca speciale nga brenda saj, të cilët nuk e lejuan në asnjë mënyrë hyrjen e protestuesve.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kreu demokrat Lulzim Basha, por jo vetëm, deklaronte se e gjithë protesta është lënë në dorë të qytetarëve dhe janë ata që do të vendosnin sa do të zgjasë dhe mënyrën e saj. Është ish-kryeministri Sali Berisha që në fjalën e tij herë pas here shprehte se kryeministrit Rama i lihet kohë deri në mbrëmje të largohet nga posti.

Monika Kryemadhi tha se në protestë ishte si qytetare.

Por, ndërsa protesta ishte njoftuar pa afat, ajo u mbyll kur sapo përfundoi ora e pestë e dhunës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.