Kronika

Tërhiqet uji nga banesat në Lezhë, në Shkodër vetëm 570 ha tokë nën ujë

Përmirësohet situata e përmbytjeve në vend. Në Lezhë rreth 880 hektarë toka bujqësore kanë prezencë të ujit në njësinë administrative Dajc dhe fshatin Torovicë. Nuk ka më shtëpi të përmbytura, por ka prezencë uji në oborret e 4 banesave në fshatin Kakarriq.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) është bërë  e kalueshme plotësisht. Rruga që lidh fshatin Malecaj me Torovicën  të kësaj njësie është e kalueshme me vështirësi.

Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +0.8 m nga +2.0 m kuote kritike, pra kemi rënje me 20 cm që nga raportimet e mbrëmëshme.

Lumi Gjadër ka rënë pak a shumë në kuota normale, duke ju larguar pikës kritike.

Në qarkun e Shkodrës situata me përmbytjet është drejt përmirësimit, pasi nuk ka patur prezencë të reshjeve të shiut gjatë mëngjesit të sotëm në këtë qark. Aktualisht sipërfaqja e përmbytur është 570 hektarë nga 1070 që ishte një ditë më parë.

Në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 hektarë, nga 700 që ishte ditën e djeshme. Ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit.

Deri më tani në Shkodër janë evakuuar dhe po marrin trajtim në konvikte, 5 familje me 20 persona.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button