☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 73.65 ▼3.1%
ARI 4,326 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,976 ▼ -2.85% ETH $1,730 ▼ -3.67% XRP $1.1675 ▼ -4.23% SOL $71.2200 ▼ -3.44%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.65 ▼3.1 % ARI 4,326 ▼1.27 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 73.65 ▼3.1 % ARI 4,326 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kosova

Tërnava në prag të Kurban Bajramit, thirrje partive politike: Fushata të jetë larg përçarjes

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë thirrje ndaj partive politike që fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit ta zhvillojnë me maturi, dinjitet dhe respekt, larg gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes.

Në mesazhin e tij në prag të festës së Kurban Bajrami, Tërnava tha se qytetari dhe vullneti i tij duhet të respektohen mbi çdo interes politik, ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për unitet pavarësisht rezultatit zgjedhor.

“Më 7 të muajit të ardhshëm vendi ynë përballet me një moment vendimtar për demokracinë, dinjitetin qytetar dhe të ardhmen e shtetit. Andaj ju bëj thirrje të gjitha forcave politike në vend që fushatën ta zhvillojnë me maturi, dinjitet dhe respekt, larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes”, tha ai.

Sipas Tërnavës, gara politike duhet të zhvillohet me ide dhe vizion për vendin.

“Le të garohet me ide, vizion dhe përgjegjësi ndaj atdheut, sepse sovrani është qytetari dhe vullneti i tij duhet të respektohet mbi çdo interes politik. Pavarësisht rezultatit, Kosova ka nevojë për unitet”, deklaroi myftiu.

Në mesazhin e tij për festën, Tërnava foli edhe për domethënien e Kurban Bajrami, duke thënë se “kjo natë e bekuar na kujton madhështinë e besimit dhe adhurimin madhështor të Haxhit, qëndrimin në Arafat”.

Ai shtoi se kurbani simbolizon solidaritetin dhe sakrificën për të tjerët.

“Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të ndajë nga vetja për të tjerët”, tha Tërnava, duke shtuar se festa na fton të reflektojmë për më shumë përgjegjësi, unitet dhe shpresë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.