Ekonomia

“Tetori Gjerman 2014”: Hoffman, “të krijojmë lidhje midis njerëzve”

gjermaniaTeatër, filma muzikë, forume diskutimesh dhe ekspozita, ofron Tetori Gjerman këtë vit me një program të larmishëm e ambicioz aktivitetesh.Tetori Gjerman, zhvillohet këtë vit për të tetën herë radhazi. “Ky është një sukses i bukur dhe tanimë një traditë e mirfilltë”, tha sot Ambasadori gjerman Hellmut Hoffman gjatë prezantimit të programit në ambientet e Ambasadës Gjermane. Diplomati gjerman tha se ideja qendrore e Tetorit Gjerman është të bashkojë njerëzit dhe të krijojë rrjete lidhjesh mes tyre. Ai ftoi shqiptarët dhe gjermanët që të njohin më mirë njëri-tjetrin dhe ta shëndërrojnë Tetorin Gjerman të këtij viti në një festë krejt të vecantë të miqësisë gjermano-shqiptare. “Kemi pergatitur nje program te larmishem, cka tregon nivelin e shkelqyer te mardhenieve midis Shqiperise dhe Gjermanise”, tha Hoffman. Ai ka evidentuar faktin “se kete vit jemi ne nje vit te vecante: 100 vjetori i perfundimit te Luftes se Pare Boterore, 75 vjetori i fillimit te Luftes se Dyte Boterore dhe 25 vjetori i renies se Murit te Berlinit dhe per kete eshte pergatitur ekspozita “Diktatura dhe demokracia ne epoken e ekstremeve. Fasha drite mbi historine e Europes ne Shek.XX”, ku Europa e shekullit XX tregohet si nje histori dramatike, mes lirise dhe tiranise”. Ambasadori Hoffman falënderoi partnerët dhe sponcorizuesit e shumtë për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në realizimin e Tetorit Gjerman.
Ornela Bego, Menaxhere për Marrëdheniet e Korporatës në AMC tha se “AMC është pjesë e Deutsche Telecom dhe me mbeshtetjen që japim percjellim frymën e Deutsche Telecom. Ky është model bashkëpunimi. Ndërkohë Deutsche Telecom organizon në gjermani një ekspozite me piktore nga vendet ish komuniste ku marrin pjesë edhe dy piktorë shqiptarë”.
Kurse Christiane Wolters, zedhënëse e shtypit, sqaroj më në detaje aktvitetet qe do te zhvillohen. Kështu përgjatë plot katër javëve në qytetet të ndryshme të Shqipërisë do të zhvillohen aktivitete në kuadër të Tetorit Gjerman. Në fokus do të jenë projekte ndërkufitare që lidhin kulturën shqiptare me atë gjermane duke bërë bashkë njerëz të kulturës nga të dy vendet. Kështu përshëmbull regjisori i mirënjohur i skenës së teatrit shqiptar Stefan Çapaliku në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhës Gjermane në Tiranë do të vërë në skenë pjesën e dramaturgut gjerman Heiner Muller me titull “Hamlet-Makina”. Këngëtarja me origjinë shqiptare e muzikë Jazz Eda Zari, e cila jeton prej vitesh në Gjermani, fton në një mbrëmje nën moton “Jazz & Lirikë“, gjatë së cilës muzika dhe poezia, shqiptare dhe gjermane, do të lidhen në një formë të re dhe mjaft interesante. Ndërsa më 11 tetor 2014 grupet muzikore “Fiva“, “Fijuka“ dhe “Christian Tschanz“ nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, së bashku me një grup muzikor shqiptar do të japin një koncert “open air‘ në Tiranë. Krahas kësaj programi parashikon edhe koncerte klasike, ëorkshop-e dhe shfaqje filmash të njohur gjermanë. Por Tetori Gjerman nuk do të përqendrohet vetëm në aktivitetet klasike kulturore; ai do t’uofrojë diçka edhe të interesuarve për politikën, historinë dhe ekonominë. Kështu zyrat e GIZ-së dhe KfW-së do të prezantojnë më 21 Tetori 2014, “Ditën e Bashkëpunimit për Zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë“, arritjet e shënuara në këtë drejtim si dhebashkëpunimin e ardhshëm. Ndërsa Ambasada Gjermane duke nisur prej datës 13 tetor2014 do të prezantojë në sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ekspozitën “Diktatura dhe demokracia në epokën e ekstremeve“. Organizimet kulturore dhe eventet artistike në kuadër të Tetorit Gjerman, janë rasti më i mire per artistët e rinj dhe Publikun artëdashës të njohin nga afër arritjet e kulturës gjermane. Një numër i madh aktivitetesh të tjera ftojnë për diskutime dhe shkëmbim përvojash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button