Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.61 ▼1.23%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,114 ▲ +2.26% ETH $2,100 ▲ +3.88% XRP $1.3412 ▲ +1.18% SOL $82.9200 ▲ +0.24%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.61 ▼1.23 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.61 ▼1.23 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Sporti

Teuta dhe Partizani, pika që nuk ndryshon asgjë

Partizani është përballur të enjten në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit me Teutën, në takimin që u luajt në mbrëmje dhe që ishte i vlefshëm për javën e parë të Kategorisë Superiore, por ishte shtyrë deri më tani. Në fakt, pjesa e parë ka folur për skuadrën vendase, teksa Peposhi bllokohet në goditjen drejt portës në minutën e 7-të, Daci gjen portierin e Partizanit, Qirko, të gatshëm një minutë më vonë pas një goditjeje të lirë, ashtu sikundër bllokohet nga mbrojtja e të kuqve edhe në të 13-ën.

Megjithatë, përpjekjet e durrsakëve do të shpërblehen në minutën e 24-t, kur Peposhi godet befas drejt portës së Qirkos, duke e gjetur të papërgatitur gardianin e të kuqve dhe do ta kalojë Teutën në epërsi. Do të duhet të kalojë gjysmë ore lojë që Partizani të shfaqet, por pa rezultat, në portën e Demës, ndërsa çerekora e mbetur e pjesës së parë do të vijojë të shohë Teutën të rrezikshme, teksa Qirko në minutën e 35-të, me një pritje të bukur dhe shtylla e djathtë pingule e portës së të kuqve dy minuta më vonë do t’i mohojnë Dacit mundësinë për të dyfishuar shifrat për Teutën, ashtu sikundër do të ndodhë edhe me Karabecin në të 43-tën.

Mbyllet kështu me epërsinë minimale të vendasve pjesa e parë në Durrës, ndërsa e dyta nis në të njëjtën mënyrë dhe Daci ndalet sërish nga Qirko në 10 minutat e para, teksa Partizani nis të reagojë. Dhe pasi ka provuar me një goditje të lirë në minutën e 72-të, 3 minuta më pas është Albers Keko, që luajti ndeshjen e tij të parë si titullar, ai që korrigjon shënjestrën dhe nuk e ka të vështirë të shënojë brenda zonës, pas një pasimi të mirë të Hadrojit.

Çerekora e fundit e kohës së rregullt dhe 4 minutat shtesë kanë parë një lojë të hapur të të dyja skuadrave, që e kanë kërkuar fitoren dhe rastet i kanë patur, por nuk ka më gol dhe Teuta e Partizani ndajnë nga një pikë në këtë barazim 1-1, që nuk ndryshon asgjë në renditje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.