☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 102.80 ▲2.75%
ARI 4,374 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,813 ▲ +0.69% ETH $2,519 ▼ -0.06% XRP $1.3773 ▲ +0.79% SOL $101.2900 ▼ -0.6%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.80 ▲2.75 % ARI 4,374 ▼0.79 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 102.80 ▲2.75 % ARI 4,374 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Sporti

Teuta, flet trajneri: Pësuam shpejt gol, kjo ndikoi në ndeshje

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi analizoi humbjen 2-0 në kampionat ndaj Bylis. “Kur e merr golin e shpejtë, goditesh. Ne i krijuam rastet, që duhet të shënojmë dhe nuk finalizuam. Në pjesën e parë u munduam, krijuam disa raste, por nuk shënuam. Kjo është pikëpyetja. Një kompleks psikologjik “pse”. Duhet të reagojmë. Katër ndeshje që […]

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi analizoi humbjen 2-0 në kampionat ndaj Bylis.

“Kur e merr golin e shpejtë, goditesh. Ne i krijuam rastet, që duhet të shënojmë dhe nuk finalizuam. Në pjesën e parë u munduam, krijuam disa raste, por nuk shënuam. Kjo është pikëpyetja.

Një kompleks psikologjik “pse”. Duhet të reagojmë. Katër ndeshje që nuk kemi fitore radhazi. Të jemi më të qetë para portës. Finalizimi po na vret në anën psikologjike.

Me 4-3-3, Arifi ishte më efikas. Jemi mundur që të gjejmë pozicionin më të duhur për atë. Ai ka nevojë për hapësira, të marrë metra.

Nuk është ky problemi. Sot problemi ishte që ne morëm gol të shpejtë, por krijuam raste. Kemi atë lojën tonë, sulmin pozicional, lëvizjet tona.

Edhe goli 10 centimetra jashtë lojë. Nëse sot kundërshtari na godite 4 herë po themi, shënoi 2 gola. Mundohemi, por… nuk kam një shpjegim pse.

Goli i dytë ndodhi nga gabimi ynë. Pa pësuar golin e dytë, ishim shumë të rrezikshëm. Nuk jap dot saktësisht shpjegim se çfarë po ndodh me ekipin tonë.

Duhet të shënonim. Kundër Tiranës do jetë e vështirë. E kemi ngarkuar vetë situatën. Nuk duhte të kishim ardhur deri në këtë pikë. Duhet të tregosh gjatë gjithë kohës stabilitet, por ky është futbolli.

Kjo ndeshje iku, tani na mbetet të shikojmë reagimin ndaj Tiranës. Koha të tregojmë vlerën dhe personalitetin në vijim. Frika nga rënia prej Superiores? Nuk e mendojë asnjëherë se do bjem nga Superioja, thjeshtë të reagojmë. Të tregojmë përulësi dhe maturi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.