☁️
Tiranë 12°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0%
ARI 4,075 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,726 ▲ +0.08% ETH $2,226 ▼ -0.08% XRP $1.1526 ▼ -0.19% SOL $89.1700 ▲ +0.21%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0 % ARI 4,075 ▲0 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0 % ARI 4,075 ▲0 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Enis Rexhepi zbarkon në Kosovë: Kam vendosur me zemër

Sulmuesi i Stuttgartit mbërriti në Prishtinë, ku u prit nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe dha deklaratat e para si futbollist i Përfaqësueses së Kosovës.

Sulmuesi i ri i Kosovës, Enis Rexhepi, ka zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është mirëpritur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Futbollisti i Stuttgartit do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për grumbullimin e nëntorit, ndërsa pas mbërritjes, siç njofton Telegrafi, ka dhënë edhe deklaratat e para për faqen zyrtare të FFK-së, duke treguar arsyet që e kanë shtyrë të zgjedhë fanellën dardane.

Rexhepi ka thënë se vendimi për të përfaqësuar Kosovën ka qenë i lehtë dhe se këtë zgjedhje e ka bërë me zemër. “Ka qenë shumë lehtë të vendos për Kosovën. Kam vendosur me zemër”, ka deklaruar sulmuesi.

Ai ka përmendur edhe praninë e futbollistëve të tjerë shqiptarë në Bundesligë, si dhe projektin e Përfaqësueses së Kosovës, si faktorë që kanë ndikuar në vendimin e tij. “I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë në Gjermani dhe projekti këtu po më pëlqen shumë”, ka shtuar Rexhepi.

Në fund, sulmuesi i ri ka folur edhe për konkurrencën në repartin ofensiv, duke theksuar se e njeh cilësinë e lojtarëve që ka Kosova, por se synon të japë maksimumin për të fituar një vend në formacionin titullar. “Kosova ka shumë lojtarë të mirë, por unë do ta jap maksimumin që të jem titullar”, ka përfunduar Enis Rexhepi.

Kosova i luan ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.