☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.66 ▼0.45%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,647 ▲ +1.94% ETH $2,333 ▲ +2.86% XRP $1.2922 ▲ +2.73% SOL $93.8400 ▲ +1.46%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.66 ▼0.45 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.66 ▼0.45 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Sporti

Teuta ndan rrugët me mbrojtësin Qaqi, priten të tjera lëvizje te durrsakët

Skuadra e Teutës është duke u organizuar për sezonin e ri dhe në këtë kuadër në kampin durrsak ka lëvizje në hyrje e në dalje. Klubi ka njoftuar së fundi mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Harallamb Qaqi.

“KF Teuta njofton zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Harallamb Qaqi, i cili nga sot nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tij me fanellën blu, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive”, – shkruan klubi durrsak.

Teuta ka emëruar Edlir Tetovën në stol dhe po ashtu ka prezantuar mbrojtësin Abdurrahman Fangaj si përforcim. Lëvizjet do të vazhdojnë dhe pas Qaqit pritet të ketë largime të tjera nga durrsakët.

Qaqi ka luajtur për disa klube të tjerë në Shqipëri, si Elbasani, Laçi, Partizani, Skënderbeu dhe Kukësi. Ai është rritur në Greqi dhe Itali si futbollist, ndërsa tani duhet të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrierën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.