Thaçi: Enver Zymberi, shembulli si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit
Integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës mbajnë gjurmët e lavdishme të rënies heroike të Enver Zymberit, theksoi të martën Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në 5 vjetorin e rënies heroike të ish pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, Enver Zymberi, në një postim në rrjetion social Thaçi shprehet se “pesë vite më parë ra heroikisht në krye të detyrës Enver Zymberi, të cilin sot e kujtojmë me krenari, duke nderuar sakrificën, jetën dhe veprën e tij, si shëmbëlltyrën më të mirë se si mbrohet Kushtetuta dhe ligjet e shtetit. Integrimi i veriut dhe bashkimi territorial i Kosovës mbajnë gjurmët e lavdishme të rënies heroike të Enver Zymberit”.
“Çdo herë kur kujtojmë 25 dhe 26 korrikun e vitit 2011, kujtojmë sakrificën e grave dhe burrave policë të Kosovës, që bënë të mundshëm bashkimin e Kosovës”, përfundon Thaçi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.