☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 17 April 2026
S&P 500 7,041 ▲0.26%
DOW 48,579 ▲0.24%
NASDAQ 24,103 ▲0.36%
NAFTA 89.45 ▼1.89%
ARI 4,824 ▲0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $74,638 ▼ -0.64% ETH $2,321 ▼ -1.65% XRP $1.4261 ▲ +1.37% SOL $87.5600 ▲ +2.51%
S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 89.45 ▼1.89 % ARI 4,824 ▲0.33 % S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 89.45 ▼1.89 % ARI 4,824 ▲0.33 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi i reagon Qeverisë Kurti: Unë jam kryesori në politikën e jashtme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Washington ku është takuar me një numër të lartë zyrtarësh të administratës së Donald Trump me të cilët ka diskutuar për dialogun me Serbinë.

E për këtë vizitë e takimet në Washington kreu i shtetit është kritikuar nga Qeveria në Prishtinë. Kurti kishte thënë se para se të shkonte në Amerikë do të duhej t’i raportonte Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me këto deklarime të kryetarit të Qeverisë për Gazetën Express janë përgjigjur nga Zyra e Presidencës, të cilët kanë thënë se Presidenti është shef i politikës së jashtme.

Kjo përgjigje vjen pikërisht edhe në kohën kur ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ka kërkuar largimin nga detyra të 6 ambasadorëve, përfshirë edhe Vlora Çitakun.

“Presidenti i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë kushtetues, i cili udhëheq me politikën e jashtme. Si Zyre e Presidentit, në emër të presidentit Thaçi, qysh nga dhjetori i vitit 2019-të i kemi shprehur me shkrim gatishmëri Kuvendit, që presidenti t’i drejtohet deputetëve, por kjo seancë ende nuk është organizuar. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër, që presidenti kërkon t’u drejtohet deputetëve. Po ashtu, presidentit Thaçi i subordinohen të gjitha palët që janë pjesë e politikës së jashtme, në këtë rast edhe qeveria dhe kryeministri, që kanë rol zbatues të politikës së jashtme dhe këshillues për propozimet e tyre dhe jo anasjelltas”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Thaçi përndryshe sot ka kërkuar edhe zyrtarisht që Kuvendi i Kosovës t’ia mundësojë të raportojë gjatë të mërkurës për takimet që ka pasur në Washington me njerëzit e Trump dhe presidentin serb, Aleksander Vucic.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.