Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 88.50 ▲0.42%
ARI 4,842 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,760 ▲ +0.82% ETH $2,344 ▲ +0.51% XRP $1.4195 ▲ +4.22% SOL $85.4000 ▲ +2.36%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 88.50 ▲0.42 % ARI 4,842 ▲0.38 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 88.50 ▲0.42 % ARI 4,842 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ngërçi për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, Albin Kurti në bisedime me opozitën, Konjufca paralajmëron tërheqjen…

Kosova do të duhet të zgjedhë presidentin e ri brenda datës 28 prill. Ky është afati i fundit kushtetues, që duhet të zbatohet sa më parë. Zgjedhja e një emri konsensual ende nuk është arritur nga palët politike. Ndërsa vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky ngërç do të zgjidhet dhe se është në komunikim me kryetarët e partive opozitare. “Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, tha ai

“Zgjedhja e presidentit, varet nga opozita”

Por për kryetarin e Kuvendit Glauk Kunjofca, zgjedhja e presidentit të ri varet nga vullneti i opozitës. Ai është një nga emrat që Lëvizja Vetëvendosja ka propozuar për postin e presidentit, por theksoi se do ta tërheq kandidaturën, në rast se opozita do të sjellë në tryezë një emër të vet.  Konjufca, i cili është edhe kandidat zyrtar i LVV-së për president, tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.

Sipas tij, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, nëse, siç tha, ky është vullneti i partive opozitare. Madje, i dyti i qeverisë tha se prej momentit kur LVV-ja nuk e propozoi Vjosa Osmanin për presidente, opozitarët nuk janë të sinqertë për zgjedhjen e presidentit, si dhe po kalkulojnë për zgjedhje të reja. Megjithatë, Konjufca tha se kryeministri Albin Kurti së shpejti do të bëjë një tentativë të dytë për t’i takuar opozitarët për ta zgjedhur presidentin. “Në momentin që opozita e nxjerr një kandidat të përbashkët, unë menjëherë do ta bëj këtë punë. Do të ishte gjëja e parë që do ta bëja, pasi shumë më e rëndësishme është që Kosova të ketë presidentin e vet sesa që ai të ketë emrin Glauk Konjufca. Shumë më e rëndësishme është që të kemi një president dhe pastaj për emrin mund të pajtohemi dhe të gjejmë një konsensus ndërmjet subjekteve politike”, tha ai.

Opozita e gatshme për propozim

Anëtari i Kryesisë së LDK së, deputeti Lutfi Haziri tha se kjo parti dhe kryetari saj Lumir Abdixhiku, janë në bisedime për t’i dhënë vendit president, duke i quajtur të pavërteta raportimet në media për marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së me ndërrime të pozicioneve.

Akuzat ndaj Kurtit

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar arsyen pse kryeministri Albin Kurtit nuk po e fton Ramush Haradinajt në diskutimet për gjetjen e një zgjidhjeje për presidentin. Në një intervistë ai ka deklaruar se Kurti e di pozicionin e AAK-së dhe se partia që drejton Haradinaj nuk bëhet pjesë e spektaklit politik që synon konsumimin e opozitës.

Sipas deputetit të AAK-së, takimet një me një, nuk kanë synim për të gjetur zgjidhje “Arsyet nuk i di, as nuk i kam dëgjuar. Por ajo që e shoh, një nga arsyet mundet me qenë që ai e din pozicionin tonë. Ne s’do të bëhemi në asnjë moment pjesë e një spektakli politik me e konsumu opozitën. Takimet 1me1 kurrë s’kanë pas synim me ia dhanë Kosovës një president unifikues”, ka thënë Tahiri. Mandati i Vjosa Osmanit mbaroi në 4 prill.

Vetë ish presidentja nuk e fshehu ambicien për të marrë edhe një mandat të dytë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë dakordësi mes palëve për emrin e saj.  Kosova tashmë ka hyrë në dy javët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Nëse deri më 28 prill nuk zgjidhet një president, vendi shkon detyrimisht në zgjedhje brenda 45 ditësh.

The post Ngërçi për zgjedhjen e presidentit në Kosovë, Albin Kurti në bisedime me opozitën, Konjufca paralajmëron tërheqjen… appeared first on Sot News | Lajme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.