Kosova

Thaçi: Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla, simbol të bashkimit patriotik

Zëendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi përkujtoi sot veprimtarët Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, të cilët u vranë në 17 janar 1982 në Gjermani.
Kryeministri-i-Kosoves-Hashim-Thaçi-ARKIV-524x350123Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi theksons e “më 17 janar 1982 organizimet politike kombëtare morën një lajm tragjik nga Gjermania. Shpejt u shpërnda lajmi për vrasjen e veprimtarëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Pas demonstratave të vitit 1981 ata po arrinin koordinimin dhe bashkimin e organizatave politike brenda dhe jashtë Kosovës, duke zgjeruar dhe fuqizuar edhe më shumë forcat e organizuara politike kundër sundimit jugosllav të Kosovës”.
“Por vrasësit u mashtruan. Kjo goditje nuk arriti që ta ndalë frymën, idealin dhe vendosmërinë e veprimtarëve kudo që vepronin. Përkundrazi, rënia e tyre e vërtetoi domosdoshmërinë e rezistencës ndaj një pushteti që egërsohej ndaj shqiptarëve. Martirët nga Gjermania u shndërruan në simbol të bashkimit të elementit patriotik, tregues të qartë se vetëdija politike gjithnjë në rritje e shqiptarëve te Kosovës duhej të kurorëzohej me liri dhe pavarësi. Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi ranë 33 vjet më parë, duke ndezur Flakën e Lirisë, Flakën e Janarit, e cila nuk u ndal asnjëherë por si rezistencë gjithpopullore u kurorëzua me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me çlirimin dhe pavarësinë e vendit tonë. Sot fëmijët tanë mësojnë shqip të lirë, jetojnë, dashurojnë, punojnë në liri falë martirëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.Lavdia e veprës dhe emrave të tyre është e përjetshme”, tha Thaçi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button