Kosova

Thaçi : Liberalizimi, çështje orësh, jo ditësh e javësh

Presidenti Hashim Thaçi, deklaroi sot se “procesi i liberalizimit për Kosovën, nuk është më çështje ditësh apo javësh, por është çështje orësh”.

Gjatë takimit me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, presidenti Thaçi tha se ka qenë një vonesë e panevojshme nga Brukseli sa i përket liberalizimit të vizave, por është një meritë e jashtëzakonshme e institucioneve të vendit.

“Angazhimet e Kosovës për anëtarësim në UEFA, por dhe procesi për liberalizimin e vizave, po përkojnë përafërsisht në të njëjtën kohë. Një koinçidencë pozitive për vendin tonë. Mund të them se Kosova ka zbatuar të gjitha kriteret e nevojshme, për rekomandimin e vizave nga Brukseli. Prandaj dua të potencoj që procesi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ende nuk është duke i numëruar ditët dhe javët, por është duke i numëruar orët. Dhe ky është një lajm i mirë, është një histori e re për Kosovën. Edhe UEFA edhe liberalizimi i vizave, që njerëzit e Kosovës si gjithë evropianët do të lëvizin lirshëm në krejt Evropën. Ka qenë një vonesë e panevojshme nga Brukseli, por është meritë e jashtëzakonshme e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, institucioneve qendrore, lokale, mediave, shoqërisë civile dhe qytetarëve”, theksoi Thaçi.

Kreu i shtetit u shpreh se natyrisht mbetet edhe shumë për të bërë në të ardhmen tonë të sigurtë evropiane, që është qëllimi ynë, është vizioni ynë”.

Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UEFA, Thaçi tha se “Kosova po i plotëson gradualisht kriteret për pjesëmarrje të futbollit kosovar në ligat evropiane dhe botërore”.

“U dëshmua edhe njëherë se Kosova, po i plotëson gradualisht kriteret, standardet e nevojshme për pjesëmarrje në ligat evropiane, por dhe në garat botërore të futbollit. Kosova është një ambienti i talenteve të  fuqishme, mund të themi dhe në Evropë për futboll”, theksoi Thaçi.

Ne, vijoi ai, duhet të investojmë dhe më shumë në infrastrukturë. “Por ajo që është shumë me rëndësi është se dëshiroj t’iu përgëzoj shumë në prag të mbajtjes së Kongresit të UEFA-s në Budapest nesër. Ju do të jeni aty me mesazhin më optimist, kuptimplotë dhe besimin e fuqishëm se Kosova pas një izolimi 25 vjeçar të futbollit dhe sportit kosovar, do të jetë pjesë e familjes së futbollit evropian dhe botëror”, u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi shpreu besimin dhe bindjen e plotë se do të fitohet shumica e mjaftueshme për mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës që të jetë pjesë e UEFA-s dhe menjëherë pas kësaj anëtarësimin në FIFA.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri falënderoi presidentin dhe institucionet e vendit, për përkrahjen e dhënë. Ai tha se shpreson se do t’i kenë votat në Kongresin që do të mbahet nesër, i cili sipas tij, do të hapë rrugë për sportistët e rinj kosovarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button