☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 91.30 ▼7.05%
ARI 4,397 ▼3.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,297 ▲ +2.89% ETH $2,142 ▲ +3.41% XRP $1.4139 ▲ +1.53% SOL $89.2100 ▲ +2.45%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi me Gentilonin: Lotsjellësi përdoret për zgjedhje të reja, jo për marrëveshjet

Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Paolo Gentiloni.

Thaçi, sipas komunikatës së MPJ-së, e njoftoi ministrin Gentiloni për arritjet e Kosovës, duke përfshirë hyrjen në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Asociimit dhe raportin pozitiv në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave. Thaçi është shprehur se Kosova pret rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai theksoi se Kosova është burim i stabilitetit në rajon dhe nënvizoi përkushtimin e shtetit të Kosovës për dialog me fqinjët, si për zbatimin e marrëveshjeve të arritura e të cilat janë në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe interesat e Kosovës.

Duke u përgjigjur në interesimin për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi tha se realiteti i Kosovës nuk është ai i gazit lotsjellës.

“Marrëveshjet janë vetëm pretekst për të nxitur zgjedhje të reja, për të cilat realisht nuk ka nevojë”, shtoi Thaçi. Thaçi u shpreh se Kosova dhe Italia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale.

“Bashkëpunimin tonë duhet ta zgjerojmë edhe në ekonomi, meqë Italia është aktore e rëndësishme në rajon”, tha Thaçi.

Shefi i diplomacisë italiane, Paolo Gentiloni, nënvizoi se Italia mbështet dinamikën e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës dhe se e përkrah aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Gentiloni u pajtua se duhet të thellohet bashkëpunimi ndërshtetëror në rrafshin ekonomik, por edhe në fushën e sigurisë, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.