☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,393 ▲0.37%
DOW 45,484 ▲0.7%
NASDAQ 20,980 ▲0.15%
NAFTA 101.91 ▲2.28%
ARI 4,569 ▲1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,579 ▲ +1.52% ETH $2,068 ▲ +3.77% XRP $1.3413 ▲ +1.19% SOL $84.1700 ▲ +2.76%
S&P 500 6,393 ▲0.37 % DOW 45,484 ▲0.7 % NASDAQ 20,980 ▲0.15 % NAFTA 101.91 ▲2.28 % ARI 4,569 ▲1 % S&P 500 6,393 ▲0.37 % DOW 45,484 ▲0.7 % NASDAQ 20,980 ▲0.15 % NAFTA 101.91 ▲2.28 % ARI 4,569 ▲1 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi në Kroaci merr mbështetje për formimin e ushtrisë

Kroacia dhe Kosova duan të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre ekonomik. Kështu u tha sot në Zagreb pas takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ku u theksuan marrëdhëniet historike miqësore midis Zagrebit dhe Prishtinës, si dhe mbështetja kroate në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Po ashtu presidentja kroate ka dhënë mbështetje për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kolinda Grabar Kitaroviq ka thënë se mund të bëhet më shumë sa i përket bashkëpunimit ekonomik në mes të këtyre dy vendeve.

“Kur është fjala për marrëdhëniet dypalëshe, ato janë shumë miqësore, por sigurisht që ne duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Mendoj se ne mund të bëjmë shumë më tepër, jo vetëm në shitjen e produkteve tona dhe shërbimet, por edhe një prani më e madhe e kompanive kroate në Kosovë”, ka thënë Kitaroviq.

Edhe presidenti i Kosovës ka thënë se marrëdhëniet ekonomike mund të jenë më mirë për shkak se “Kroacia ka potencial të madh për investime në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.

E para e Kroacisë ka përmendur interesimin e kompanive në sektorin e energjisë, me theksa të veçantë sa i përket burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Kolinda gramar Kitarorviç poashtu ka premtuar mbështetjen e shtetit të Kroacisë për Kosovën në fushën e integrimeve si dhe për transformimin e FSK-së në Forca të Sigurisë.
Në takimin krerëve të të dyja shteteve është folur edhe për shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe për kroatët që jetojnë në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.