☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▲0.84%
ARI 4,410 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,753 ▲ +4.15% ETH $2,151 ▲ +5.29% XRP $1.4313 ▲ +3.76% SOL $91.3600 ▲ +6.39%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi- Pas pranimit në UEFA, investime në infrastrukturën sportive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të kryesuar nga kryetari Fadil Vokrri.

Gjatë takimit, që u zhvillua pas pranimit të Kosovës në UEFA, Thaçi tha se me punën e madhe dhe argumentet që prezantoi Vokrri, Kosova është pjesë e shtëpisë më të madhe në futbollin evropian.

Presidenti Thaçi falenderoi kreun e FFK-së, Fadil Vokrri për punën e jashtëzakonshme që ka bërë që pas izolimit 30 vjeçar të futbollit të Kosovës.

“E di se nuk e ke pasur të lehtë, por ke shënuar një fitore që e drejta ishte në anën tuaj dhe në anën e futbollit kosovar”, tha Thaçi duke shtuar se Kosova do të jetë një nga përfaqësueset më të fuqishme në Evropë.

Ai u premtoi krerëve të FFK-së se shteti do të investojë në infrastrukturë sportive, si dhe do të krijojë kushte më të mira për punën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Do të krijojmë infrastrukturë moderne, duke filluar me ndërtimin e stadiumit të ri dhe nga ana ime kjo përkrahje do të rritet çdo ditë, e di se ekziston një konsensus i plotë i gjitha institucioneve për ndërtimin e këtij stadiumi, por tani duhet të fillojmë edhe konkretisht”, nënvizoi Thaçi.

Kreu i FFK-së Vokrri falënderoi Presidentin Thaçi dhe gjithë institucionet e vendit, që sipas tij, kanë qenë krah i fortë në rrugëtimin për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë.

Vokrri premtoi se FFK do të vazhdojë punën intensive dhe nuk do të ndalen asnjë herë. Ai është i bindur se pas UEFA, Kosova do të pranohet edhe në FIFA. Vokrri thotë se tani duhet të përgatitemi për kualifikimet e ardhshme.

Më pas kreu i FFK-së, Vokrri i dhuroi presidentit Thaçi një top më mbishkrimin “3 maj, pranimi i Kosovës në UEFA”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.