☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,699 ▲0.4%
DOW 46,864 ▲0.4%
NASDAQ 22,405 ▲0.42%
NAFTA 94.65 ▼1.13%
ARI 5,092 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $73,811 ▲ +5.69% ETH $2,198 ▲ +6.96% XRP $1.4473 ▲ +5.14% SOL $92.6700 ▲ +7.49%
S&P 500 6,699 ▲0.4 % DOW 46,864 ▲0.4 % NASDAQ 22,405 ▲0.42 % NAFTA 94.65 ▼1.13 % ARI 5,092 ▼0.66 % S&P 500 6,699 ▲0.4 % DOW 46,864 ▲0.4 % NASDAQ 22,405 ▲0.42 % NAFTA 94.65 ▼1.13 % ARI 5,092 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kosova

Thaçi thotë se është i gatshëm ta përfshijë Albin Kurtin në dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për protestën që do të mbahet nesër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e respekton të drejtën e reagimit të gjithsecilit.

Ai është shprehur i gatshëm që të bisedojë me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, në lidhje me dialogun dhe “ta përfshijë edhe në këtë proces”.

“Besimi i qytetarëve fitohet përmes votës, e jo me anë të revolucioneve”.
“E respektoj të drejtën e protestës, të reagimit. Jam kundër shpifjeve dhe urrejtjes. Pres çdo kritikë, kjo vetëm sa më ndihmon, më bën negociator më të mirë. Kam pozicion të qartë: nuk ka ndarje as shkëmbim, as Asociacion me elemente ekzekutive. Unë e përkrahi kërkesën legjitime të shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën”.

“Pushteti fitohet përmes votës dhe në asnjë rrethanë përmes revolucioneve. Ata që duan ta bëjnë këtë me anë të revolucioneve nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve”.
“Me të tjerët kam diskutuar për dialogun, me Albin Kurtin jo. Jam i gatshëm të bisedoj. Jam i gatshëm ta përfshij në proces dhe në betejën me Serbinë. Albin Kurti ka qenë i zemëruar kur janë bërë bombardimet e NATO-s, ka qenë  i zemëruar kur është shpallur pavarësia dhe unë dua t’ia largoj atë zemërim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.