“The Atlantic”: Kajro paralajmëroi Izraelin para sulmit të 7 tetorit
KAJRO, 26. shtator /ATSH – ANSA/ – Shefi i atëhershëm i inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel, kishte paralajmëruar zyrtarët izraelitë për mundësinë e një sulmi nga Hamasi përpara 7 tetorit 2023, raporton revista “The Atlantic”, duke cituar burime izraelite, egjiptiane, amerikane, arabe dhe evropiane.
Sipas raportimit, më 26 shtator 2023, Kamel udhëtoi drejt Tel Avivit dhe paralajmëroi se Hamasi dukej se po mobilizohej.
Burimet e cituara nga revista bëjnë të ditur se koha për të parandaluar një sulm po ngushtohej dhe se Kamel u kishte rekomanduar zyrtarëve izraelitë të ofronin lehtësime ekonomike për Hamasin, me synim shmangien e një përshkallëzimi të konfliktit.
Megjithatë, Kamel nuk kishte dhënë një datë të saktë për një sulm të mundshëm. Gjithashtu, sipas The Atlantic, nuk është e qartë me cilët zyrtarë izraelitë u takua gjatë vizitës së tij në Tel Aviv.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.