The Sun: Sulmi terrorist në Francë ishe planifikuar për nëntë muaj
Terroristët që kanë kryer sulmin e mbrëmshëm e Parisit, dyshohet se kishin planifikuar për nëntë muaj. Thuhet se ekstremistes ishin larguar nga qyteti Raka të Sirisë, në shkurt të këtij viti, për të kryer operacionin e tyre vetëvrasës në Paris të Francës. Njëri prej tyre dyshohet se është vetëm 15 vjeçar.
Sipas një burimi të The Sun, nga Siria thuhet se xhihadisëtë i kishin thënë lamtumirë familjeve të tyre, transmeton Express.
Një francez- identiteti i cilit është i ditur nga policia franceze- përmes shenjat e gishtërinjve, është identifikuar në sulmin në teatër Bataclan. Po ashtu policia ka gjetur dy pasaporta egjiptiane dhe një siriane.
Një person tjetër nga Britani e Madhe, i quajtur Nick Alexander- besohet se është vrarë në teatrin Bataclan.
Në sulmet e djeshme në Paris, besohet se janë vrarë 128 persona, ndërsa qindra persona janë të lënduar. Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.