Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve
Nga Tirana, Sindikata e Pedagogëve ka shpallur bojkot në të gjithë Shqipërinë, duke u bërë thirrje rektorëve t’u bashkohen.
Por, nga Universiteti i Gjirokastrës, “Eqrem Çabej”, deklarojnë se nuk e njohin sindikatën.
“Ne nuk kemi asnjë indicie, as nga studentët apo grup pedagogësh të cilët të kërkojnë për të bojkotuar mësimin dhe të vazhdojnë protestat. Natyrisht këto kanë ardhur si rezultat i ardhjes së një letre në media, në rrjetet sociale dhe elektronike, ku një sindikatë që përfaqëson punonjësit e arsimit të lartë ka bërë thirrje për të bojkotuar mësimin në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës. Unë po e theksoj dhe një herë tjetër. Në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës nuk ekziston një sindikatë e tillë. Nuk ka asnjë pedagog apo nga stafet akademike dhe ndihmës akademikë apo administrative që të jetë pjesë e kësaj sindikate. Pra, nuk ka asnjë lloj strukture të tillë. Kështu që të gjitha lajmet e tjera janë thjesht një fake news”, tha rektori, shkruan A2.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.