☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.70 ▲0.48%
ARI 4,254 ▼7.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,549 ▼ -0.11% ETH $2,049 ▼ -1.5% XRP $1.3751 ▼ -0.92% SOL $86.0700 ▼ -1.42%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.70 ▲0.48 % ARI 4,254 ▼7.02 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.70 ▲0.48 % ARI 4,254 ▼7.02 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
roze

“Thor: Ragnarok” dhe “Pantera e zezë”

Thor e ka humbur çekiçin e tij të pathyeshëm dhe Black Panther mban mbi shpatulla përgjegjësinë e të qënit një mbret i ri në skenat ekskluzive të Marvel-it,  të shfaqura në Comic Con të San Diegos.

Këta janë dy prej personazheve më të lakuar në konventën e përvitshme të apasionuarve pas librave me ilustrime.

“Thor: Ragnarok” do të dalë në kinema në muajin nëntor e fansat po e presin me padurim. Regjisorit iu bashkuan protagonistet Chris Hemsworth, Mark Ruffalo, Tom Hiddleston and Cate Blanchett për të diskutuar sesi ka evoluar personazhi kryesor në këtë film, sidomos pas humbjes së çekiçit të vet të fuqishëm që ka mbetur i bllokuar në një planet të humbur, kur më tepër i duhet të ndeshet me Hulkun në një betejë gladiatorësh.

“U bë pesë herë tashmë që e interpretoj këtë personazh, u mërzita pak të them të drejtën dhe desha të bëj diçka ndryshe”, tha Chris Hemsworth, aktor.

Kur një femër e mbushur me ligësi, Hela, roli të cilës i është besuar Kate Blanchet, merr në dorë drejtimin e planetit të Thor-it, Asgard, atij do t’i duhet të sigurojë të gjithë ndihmën e mundshme të superheronjve, përfshirë atë të vëllait të vet problematik Loki.

Adhurues të shumtë priten me padurim nga ana tjetër transmetimin e pamjeve të para të “Black Panther”,  të 2018-s, ku Chadwick Boseman interpreton T’Challa-n, mbretin e ri të kombit imagjinar afrikan Wakanda, i cili është gjithashtu një superhero.

Në film janë mishëruar elemente të kulturave të ndryshme afrikane, çka e bën atë mjaft tërheqës në një kohë kur skenat eksplozive nuk mungojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.