☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,743 ▲0.26%
DOW 52,552 ▲0.33%
NASDAQ 26,493 ▲0.06%
NAFTA 103.41 ▲3.51%
ARI 4,053 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,640 ▲ +0.15% ETH $2,336 ▼ -0.45% XRP $1.3149 ▼ -0.46% SOL $101.2200 ▲ +0.28%
S&P 500 7,743 ▲0.26 % DOW 52,552 ▲0.33 % NASDAQ 26,493 ▲0.06 % NAFTA 103.41 ▲3.51 % ARI 4,053 ▼0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.26 % DOW 52,552 ▲0.33 % NASDAQ 26,493 ▲0.06 % NAFTA 103.41 ▲3.51 % ARI 4,053 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Teknologji

TikTok sfidon Yelp dhe Google Maps me udhëzuesin e restoranteve “Must Eat”

Funksioni i ri, i ndërtuar mbi më shumë se 40 milionë postime dhe komente, nis fillimisht në Nju Jork, Los Anxhelos dhe San Francisko dhe lejon rezervime përmes OpenTable.

TikTok po hyn më drejtpërdrejt në garën për rekomandimet e restoranteve. Platforma prezantoi të mërkurën “Must Eat”, një udhëzues të drejtuar nga komuniteti që veçon restorantet të cilat po marrin vëmendje në aplikacion dhe i mbledh rekomandimet e ushqimit nga e gjithë SHBA-ja në një vend të vetëm, siç njofton TechCrunch.

Ndryshe nga Yelp dhe Google Maps, që mbështeten te kërkimi, hartat dhe recensionet tradicionale, shërbimi i ri ndërtohet mbi rekomandimet që përdoruesit ndajnë me njëri-tjetrin. “Must Eat” përdor më shumë se 40 milionë postime dhe komente për të nxjerrë rekomandimet dhe për të ndërtuar lista të kuruara, ndërsa përdoruesit mund të shfletojnë sipas qytetit dhe të filtrojnë sipas kuzhinës, çmimit, vlerësimit dhe vendndodhjes.

Rekomandimet janë ndarë në dy kategori. “Everyday Eats” përmbledh vendet e përditshme të lagjes, ndërsa “Elevated Dining” u drejtohet kremtimeve dhe rasteve të veçanta. Te disa restorante të përzgjedhura, përdoruesit mund të rezervojnë drejtpërdrejt përmes TikTok-ut, nëpërmjet OpenTable.

Funksioni nis fillimisht në Nju Jork, Los Anxhelos dhe San Francisko. Ai gjendet përmes shiritit të kërkimit, feed-it Local, faqeve të restoranteve dhe lidhjeve të vendndodhjes në videot pjesëmarrëse, duke e bërë zbulimin e një restoranti pjesë të vetë përvojës së shfletimit në platformë.

Drejtori i TikTok-ut për SHBA-në, Adam Presser, e përshkroi “Must Eat” si përmbledhjen e gjithë bisedës që ndodh në platformë mes krijuesve, restoratorëve dhe individëve. Sipas platformës, restorantet nuk mund të paguajnë për t’u shfaqur në lista, ndaj renditja varet nga jehona që ato marrin te përdoruesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.