Bota

Tillerson në Riad dhe Doha: Rinis dialogu për zgjidhjen e krizës së Gjirit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson po përpiqet sërish sot në Riad më pas në Doha për të bindur Arabinë Saudite dhe Katarin për të rinisur dialogun, por me pak shpresë për të arritur një përparim të vërtetë në krizën e thellë që po përjetojnë vendet e Gjirit.

Vizita e tij në rajon pritet veçanërisht të shërbejë për orkestrimin e përpjekjeve amerikane për të frenuar ndikimin e perceptuar të dëmshëm në Lindjen e Mesme të Iranit, ku Donald Trump është cilësuar si një person i urryer prej marrjes së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë.

Tillerson do të marrë pjesë në Riad në takimin e parë të Komisionit për Koordinimin saudito-irakian, ku do të jetë i pranishëm kryeministri irakian, Haider al-Abadi me dhjetë anëtarë të qeverisë së tij.

Ky takim është një dëshmi e re e përmirësimit së fundmi të marrëdhënieve mes Mbretërisë sunite dhe Irakut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button