Teknologji

Tim Cook: Apple ndryshoi jetën time

“Luftoni padrejtësitë, në çdo formë”. Administratori i deleguar i Apple u drejtohet studentëve të Universitetit “George Washington”, në një dalje të rrallë në publik dhe u bën apel të luftojnë për atë në të cilën besojnë.

Kjo dalje tregon përfshirjen e Cook në tema sociale, përkrah aktivizimit social të Korporatës America e Silicon Valley.

“Të pasmet nuk janë vendi ku do të donit të jetonit jetën tuaj. Bota ka nevojë të zbrisni në fushë. Ka probleme për të zgjidhur, padrejtësi që duhet t’u japim fund, njerëz të persekutuar, sëmundje që duhen kuruar”, tha Cook, duke sqaruar qëndrimin e fundit të teknologjive të mëdha mbi ligjin e lirisë fetare në Indiana.

Dalja e tij para studentëve vjen pak javë para vendimit të Gjykatës Supreme amerikane mbi çiftet e homoseksualëve.

Në fjalimin e tij, Tim Cook kujtoi edhe Steve Jobs, por bëri edhe ‘marketing’ për Apple. Jobs e bindi të pranonte një post në Apple më 1998-n, duke e frymëzuar me mundësinë e të pasurit një impakt të fortë në teknologji.

“Në Apple mendojmë se puna duhet të ecë në përmirësim të vetes sonë, por edhe të përmirësojmë jetën e të tjerëve. Pranova punën dhe ndryshova jetën time. Tani janë 17 vite dhe nuk kam parë kurrë pas”, rrëfen Cook, duke theksuar se si produktet e Apple kanë përmirësuar jetën e shumë njerëzve në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button