Ekonomia

Tirana dhe Fieri rritën ekonominë në 2014-n, ja kush janë qytetet më të pasura

Ka qenë Tirana ajo që ka udhëhequr rritjen ekonomike në vitin 2014, sipas INSTAT, që ka publikuar prodhimin e Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore në Shqipëri.

Në vitin 2014, sipas rajoneve statistikore niveli 1 (Republika e Shqipërisë), PBB me çmime korente ishte 1.394,4 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej rreth 1,83 % krahasuar me vitin 2013.

Në vitin 2014, në rritjen prej 1,83 % të PBB-së në terma reale ndaj vitit 2013, kontributi sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) paraqitet si më poshtë:

Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2014, e pati Qarku Tiranë me +1,36 pikë  përqindje.

Më tej, kontribut të lartë ka dhënë Qarku Fier me + 0,59 pikë përqindje dhe Qarku Lezhë me +0,17 pikë përqindje. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Shkodër me -0,24 pikë përqindje, i pasuar me Qarkun Kukës me një kontribut prej -0,16 pikë përqindje dhe Qarkun Korçë me një kontribut prej -0,07 pikë përqindje.

Në vitin 2014 sipas rajoneve statistikore niveli 2, në rajonin Qendër, PBB me çmime korente ishte 632,2 miliardë lekë ose 45,3 % ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2013, për rajonin Qendër PBB në terma reale shënoi një rritje prej 3,1 %. PBB me çmime korente në Rajonin Jug ishte 438,5 miliardë lekë ose 31,5 % ndaj totalit të vendit. Krahasuar me vitin 2013, në Rajonin Jug PBB në terma reale u rrit me 2,1 %. PBB me çmime korente në Rajonin Veri ishte 323,7 miliard lekë ose 23,2 % ndaj totalit të PBB-së. Krahasuar me vitin 2013, PBB në terma reale në Rajonin Veri shënoi një rënie prej 0,8 %. Në krahasim me vitin 2013 struktura e PBB-së, niveli 2 nuk ka patur ndryshime të rëndësishme, siç vihet re në Tab.1.

Sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) rritjen më të lartë e shënoi Qarku Lezhë me një rritje në terma realë prej 5,4 %. Më tej me rritje më të lartë vijon Qarku Fier me një rritje në terma realë prej 4,5 % dhe Qarku Tiranë me një rritje në terma Realë prej 3,6 %. Ndër Qarqet me një rënie në totalin e ekonomisë paraqitet Qarku Kukës me një rënie në terma realë prej 6,9 %. Më tej vjen Qarku Shkodër me një rënie në terma realë prej 4,4 % dhe Qarku Korçë me një rënie në terma realë prej 1,1 %.

 Tirana dhe Fieri me të ardhurat më të larta për frymë

Në vitin 2014 niveli i PBB-së për frymë në rajonin statistikor nivel 1 (Republika e Shqipërisë) ishte rreth 482 mijë lekë. Krahasuar me vitin 2013 PBB për frymë u rrit me 3,39 %.

Në rajonet statistikore niveli 2 në rajonin Qendër, PBB për frymë ishte 577 mijë lekë ose 19,7 % mbi mesataren e vendit, në rajonin Veri 378 mijë lekë ose 21,5 % nën mesataren e vendit dhe në rajonin Jug ishite 466 mijë lekë ose dhe 3,3 % nën mesataren e vendit.

Niveli më i lartë i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore niveli 3 (Qarqet) në vitin 2014 ishte Qarku Tirana me 665 mijë lekë ose 38,1 % mbi mesataren e vendit dhe pati një rritje me 4,0 % krahasuar me vitin 2013. Më pas renditen Fieri me 592 mijë lekë ose 22,9 % mbi mesataren e vendit me një rritje prej 4,9 % ndaj vitit 2013 dhe Gjirokastra me 498 mijë lekë ose 3,3 % mbi mesataren e vendit me një rritje prej 4,0 % ndaj vitit 2013.

PBB për frymë për qarqet e tjera ishte nën mesataren e vendit, ku më e ulta ishte ajo e qarkut të Dibër me rreth 320 mijë lekë ose 33,6 % nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon qarku i Lezhë me rreth 326 mijë lekë ose 32,3% nën mesataren e vendit, pasuar me Qarkun e Shkodër ku PBB-ja për frymë është rreth 336 mijë lekë, ose 30,4 % nën mesataren e vendit.

te ardhurat per fryme

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button