🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,724 ▲ +0.59% ETH $1,704 ▲ +0.81% XRP $0.9215 ▼ -0.79% SOL $70.1400 ▼ -0.64%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Tirana do katërshen mes mungesave, Vora bëhet finalja e parë para derbit

Te Tirana kanë nisur llogaritë për tri ndeshjet e ardhshme të kampionatit, të cilat konsiderohen shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës në këtë sezon. Trajneri Dean Klafurić dhe drejtuesit e lartë të klubit janë të qartë për atë që kërkojnë në këtë periudhë.

Nëntë pikë të plota në tri përballjet e radhës ndaj Vorës, Skënderbeut dhe Elbasanit. Një objektiv ambicioz, por që shihet si i domosdoshëm për të mbajtur gjallë pretendimet e bardhebluve dhe për të shkuar me një tjetër moral në derbin e ardhshëm.

9 PIKË – Në kampin bardheblu e dinë se çdo pikë e humbur në këtë moment mund të komplikojë më tej situatën në renditje. Për këtë arsye, tri takimet e ardhshme shihen si tri finale, ku skuadra duhet të japë maksimumin dhe të mos lejojë shpërdorimin e mundësive. Ideja është që përpara derbit të krijohet një seri pozitive rezultatesh, e cila do t’i jepte Tiranës më shumë qetësi dhe besim për të vazhduar garën. Për më tepër, marrja e nëntë pikëve do të ishte një sinjal se bardheblutë nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga objektivi për t’u afruar me pjesën e sipërme të klasifikimit.

VORA – E gjithë vëmendja në këtë moment është përqendruar te sfida e parë, ajo kundër Vorës. Kjo përballje do të shërbejë si testi i parë i një serie që në klub e konsiderojnë vendimtare. Tirana nuk ka luksin të mendojë për dy ndeshjet e tjera pa kaluar fillimisht këtë pengesë, ndaj përgatitjet janë të orientuara drejt marrjes së tri pikëve. Një rezultat pozitiv do të ishte mënyra më e mirë për të nisur këtë cikël dhe për të krijuar atmosferën e duhur në skuadër. Pas Vorës, në kalendar do të jetë përballja me Skënderbeun, një tjetër kundërshtar që kërkon përqendrim dhe impenjim maksimal. Më pas, bardheblutë do të përballen me Elbasanin, në një sfidë që do të jetë edhe stacioni i fundit përpara derbit. Pikërisht në këtë periudhë do të shihet nëse Tirana do të arrijë të përmbushë objektivin e vendosur dhe të hyjë në derbi me një pozicion më të favorshëm psikologjik dhe sportiv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.