☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.36 ▼2.31%
ARI 4,202 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,298 ▲ +0.18% ETH $2,714 ▼ -0.11% XRP $1.5126 ▼ -0.25% SOL $120.3900 ▼ -0.16%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.36 ▼2.31 % ARI 4,202 ▲1.09 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.36 ▼2.31 % ARI 4,202 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Arte

“Tirana Gate 2026”, pikë takimi i letërsisë shqiptare dhe evropiane në Tiranë

Tirana do të bëhet nga 7 deri më 9 tetor pikë takimi për letërsinë shqiptare, ballkanike dhe evropiane, me edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë për të Rinj “Tirana Gate 2026”.

Aktiviteti organizohet nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, me temë “Kur flet heshtja – Letërsia që tejkalon kufijtë, sfidon narrativat dhe rikthen zërat e përjashtuar”. Festivali do të trajtojë përmes letërsisë çështje të kujtesës, traumës, identitetit, diasporës, përfaqësimit dhe historive të lëna në skaj.

Ky edicion i “Tirana Gate 2026” do të zhvillohet në Vila 31 x Art Explora dhe në hapësira të tjera kulturore të Tiranës, përfshirë Bibliotekën Kombëtare. Në takime dhe panele do të marrin pjesë shkrimtarë, poetë, përkthyes e studiues nga Shqipëria, rajoni dhe vende të ndryshme europiane.

Mes të ftuarve ndërkombëtarë janë shkrimtarja gjermane Martina Hefter, fituese e Çmimit Gjerman të Librit 2024, Ersi Sotiropoulos nga Greqia, Emilios Solomou nga Qiproja, Alfredo Villaverde Gil nga Spanja, Antonio Caiazza nga Italia, Salim Nizam nga Turqia dhe Raluca Nagy nga Rumania. Festivali do të sjellë gjithashtu autorë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.

Letërsia shqipe do të përfaqësohet nga Rita Petro, Flutura Açka, Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Namik Dokle, Liridon Mulaj, Ben Andoni, Eris Rusi, Anna Kove, Arta Marku dhe Majlinda Rama.

Në qendër të programit do të jenë temat “Trupi dhe kujtesa”, “Arkivi i të harruarve”, “Trauma ndërbreznore”, diaspora, përfaqësimi dhe marrëdhënia e të rinjve me librin. Një panel i posaçëm do të trajtojë sfidat e leximit në epokën digjitale, me pjesëmarrjen e të rinjve nga Klubi Kombëtar Rinor i Leximit dhe Parlamenti i Nxënësve.

Programi përfshin edhe workshop-e të shkrimit kreativ, mes tyre “Nga ideja në roman”, të drejtuar nga Ivana Trajanoska, si dhe “Hap librin, hap botën”, kushtuar leximit familjar. Gjithashtu, do të ketë promovime librash dhe seanca autografesh me autorët e huaj pjesëmarrës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.