☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $63,060 ▼ -0.4% ETH $1,785 ▼ -0.2% XRP $1.1425 ▼ -2.03% SOL $81.7700 ▼ -0.31%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
06 Jul 2026
Breaking
Politika

Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digjital, Rama: Teknologjia e re ka sjellë lehtësime të mëdha

Tirana do të mirëpresë një konferencë rajonale që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor rreth një vizioni të përbashkët për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian.

Në konferencën rajonale, që po mbahet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama deklaroi Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pas sinjalit jeshil të “IBAR” tashmë vendi po hyn në fazën e mbylljes së tyre.

Kreu i qeverisë nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së piketave mbyllëse, përfshirë kapitullin 23, ku bën pjesë edhe e drejta e pronës. Ai u shpreh se teknologjia e re ka sjellë lehtësime të mëdha dhe ka ndihmuar në modernizimin e proceseve shtetërore.

Duke folur për çështjen e pronave, Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar një proces shumë kompleks gjatë 35 viteve të fundit, nga ndryshimi i sistemit të pronësisë deri te sfidat me dokumentacionin dhe vendimet gjyqësore, duke e cilësuar këtë si një nga çështjet më të vështira të tranzicionit.

“Kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave dhe piketat ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli. Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër.

Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks sa është realisht një nga vështirësitë më të thella dhe një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimin nga një sistem me pronë shtetëror, ku nuk zotërohej prona privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territori dhe pati një bum të madh demografik pas regjimit komunist dhe këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.