Tirana, Mon Amour
Nga Carla Tagliarini
A mund të dashurohesh me një qytet? Përgjigja ime është po. Sepse kështu më ndodhi mua kur arrita në Tiranë.
Në imagjinatën time e mendoja gri dhe të trishtuar, ashtu si ndodh kur një vend ka vuajtur nga diktatura komuniste, që në këtë rast ka zgjatur mbi 40 vjet.
Nga ana tjetër, nuk e kuptoj përse lajmet që transmetohen për Shqipërinë janë shumë të pakta ose të padukshme.
Në fakt është një vend i injoruar nga shtypi dhe televizioni, pothuajse i panjohur për turizmin qoftë nga masa ashtu dhe nga elita. Por deri tani ama, se situata është në ndryshim të vazhdueshëm.
Kur arrij në aeroportin e Tiranës, një aeroport i madh dhe i mirëmbajtur, me njerëz që të pyesin nëse ke nevojë për ndihmë, kuptoj që diçka nga imagjnata ime duhet riparë.
Duke përshkruar rrugën e gjatë që të çon në qytet, një rrugë e rrethuar nga kodrina të mbuluara nga gjelbërimi të cilat lehtësojnë grinë e rrugëve, shikimi im përmes xhamit të taksisë tashmë ka përgatitur mendjen për ndonjë befasi të pazakontë.
Arrij në hotelin tim të vogël por tërheqës, (dikur ka qenë një vilë elegante) tashmë e restauruar me ngjyra bardh e blu. Ndjehem befas si në shtëpinë time. Vajza e recepsionit që më pret me një italishte perfekte, merr në dorë valixhen time të rëndë dhe e tërheq në dhomë me buzëqeshjen e dikujt që është i lumtur që po bën një kortezi. Mirësjellja dhe mirësia janë në ADN e këtij populli.
Akoma pa sistemuar nëpër dollape rrobat e mia, duke qenë në ankth për tu zhytyr në këtë botë të panjohur, marr taksinë e parë që më çon në sheshin e famshëm “Skënderbej”, një nga vendet e pakta për të cilin jam në dijeni.
Mbahem me forcë në dorezën e taksisë që ecën nëpër rreshtat e makinave me zemrën pezull, duke u bërë pjesë e piruetave të çuditshme që taksia bën në mes të një trafiku kaotik dhe të çregullt.
Më në fund mbërrij në destinacion, përgjatë rrugëvë të populluara nga të rinj që të shkujdesur e të qeshur mbushin baret që janë të lidhura me rrugët e qytetit.
Tirana është qyteti i të rinjve
Ka një shëprthim jete në ajër, gëzimi dhe entuziazmi që përfshin ata që si unë janë mërzitur nga mpirja konsumatore e vendit tonë.Është bukur të flasësh me këdo që të afrohet. Janë njerëz të hapur, të interesuar të dinë nga çfarë vendi vjen, të gatshëm për të folur për studimet e tyre, përsepektivat e punës. E të shkujdesur për faktin se në realitet “Ekonomia e vendit nuk është një nga më të begatat”. Në fakt, në Shqipëri mund të jetosh me pak, krahasuar me koston e qyteteve të mëdha perëndimore. Një vakt të plotë për dy njerëz e konsumon me 20 euro, një kafe me disa cent, e njëjta gjë vlen edhe për pijet, alkolin, frutat dhe perimet.
Pra, për ata që duan të bëjnë një pushim me kosto të ulët, Shqipëria është për momentin vendi ideal. Unë them tani për tani, sepse ideja është që turizmi do shpërthejë dhe gjërat sigurisht që do ndryshojnë.
Shqipëria vendi i tolerancës
Këtu ekziston liria e fesë, një bashkëjetesë paqësore mes besimeve të ndryshme: ortodoksë, muslimanë, katolikë.
Shqipëria ka një KULTURË shumë mikëpritëse dhe të ngrohtë, e cila vihet re edhe në gjeste fare të vogla, një përqafim i papritur, një shtrëngim duarsh veçanërisht i ngrohtë, shoqëruar nga puthje… Një afrimitet vërtet i ndjerë e aspak i shtirur.
Qyteti: Një shembull konkret se si mund të transformohen ndërtesa anonime në një arkitekturë të gëzueshme me ngjyra. Merita është e një ish-kryetari bashkie, tani Kryeministri i vendit EDI RAMA, i nderuar si një Perëndi, i shpallur nga “Time Magazine” Njeriu i Vitit në Evropë për vitin 2005 .
Ishte ai, piktori i cili aty për aty, pikturoi të gjithë qendrën e Tiranës me ngjyrë të kuqe Pompeian-ne të kombinuar me jeshilen pastel, të verdhën okër të cilat e bëjnë qendrën të ngjajë më “Shën Petërburg”.
Rrugët mëdha, të shoqëruara nga pemë gjigante, konkurrojnë me rrugët e Parisit. Ndërsa taksitë e verdha, që përshkruajnë gjatësinë dhe gjerësinë pa ndërprerje të qytetit, më kujtojnë New York-un, edhe pse këtu të përshkruash një largësi normale kushton 2 euro.
Me pak fjalë është një qytet i gjallë, plot me dyqane e mallra të të gjitha llojeve, të cilat rrinë hapur deri vonë, edhe të dielave, me restorante të cilësisë së lartë, me salla koncertesh, teatro e klube nate.
Pastaj është Blloku, një katror rrugësh, në të cilin dikur nuk lejohej të kalonin njerëz sepse jetonte diktatori i rrethuar nga hierarkia e tij. Tani është një lloj “Montmartre” i rezervuar për të rinjtë që këtu kalojnë mbrëmjet e tyre duke pirë, tymosur e argëtuar.
Vendet për tu vizituar nuk janë të shumta, por disa janë shumë të bukura. KISHA ORTODOKSE me një portal prej ari solid dhe me një pagëzimore përpara, ka brenda mu përballë altarit një rresht imazhesh fetare të renditura si në në bazilikën e San Marco-s.
Minare të ndryshme qëndrojnë lart në qiell e dërgojnë ato tingujt e ëmbël të muezinit, pastaj Muzeu, Galeria e Artit Modern, ku mund të ndjekësh ekspozitën e piktorit Lin Delija, i detyruar gjatë regjimit komunist të largohet dhe të kërkojë strehim në Itali, pikërisht në Antrodoco, një vend i bukur i Italisë, ku ai vazhdoi aktivitetin e tij, duke u bërë një nga piktorët më të mëdhenj të Shqipërisë.
Janë pastaj kuziozitete historike si psh, “Piramida”, që Hoxha e ndërtoi për varrin e tij, e që tani është kthyer në një grumbull gërmadhash, e zhveshur nga mermeri që e mbulonte.
Në skajet e urave që kalojnë lumin gjenden stenda të gjata, me shitës të “mbytur” nga kutitë e tyre, ku mund të gjesh libra të ndryshëm të përdorur, të ndarë sipas sektorëve dhe gjuhëve të huaja. Një treg letrar në natyrë që tregon se si është zhvilluar interesi për kulturën.
Ka në të vërtet një lulëzim të shumë iniciativave, shprehje e një dëshire për tu ringritur pas një periudhe të gjatë shtypjeje, që e bën Tiranën edhe pse ende jo një metropol kozmopolit, sigurisht qytetin e së ardhmes, për ta njohur e për ta dashur…
Marrë nga Albania News