Ekonomia
Tirana Smart City, Veliaj: 100 projekte për kryeqytetin
Më 20 janar në Tiranë do të zhvillohet konferenca e partnerëve “Tirana Smart City 2016-2026”, ku do të prezantohen 100 projekte për Tiranën.
“Nuk jemi të fokusuar në zgjedhjet e ardhshme, se sa në gjeneratën e ardhshme të Tiranës që të gjithë qytetarët meritojnë. Arsyet pse quhet smart city është se kemi nevojë për qytet inteligjent, jo për faktin që duhet të kenë akses në informacion por qytet që menaxhon jetën, cilësinë e ajrit, të ushqimit, të transportit, shkollave”, tha Veliaj.
Në këto 100 projekte përfshihen ai bulevardit të ri të Tiranës, pagesa online e taksave, parkimi, vendosja e kamerave në kryqëzime të ndryshme, si dhe terminali modal i transportit etj.