Politika

Tirana: Të mëdhenjtë, me kandidatë të veçantë për bashkinë e kryeqytetit

Zgjedhjet vendore të 2015-s

Zgjedhjet në Vlorë

Shpëtim Gjika nuk do jetë në garën e vitit të ardhshëm

zgjedhjetMe ndarjen e re territoriale Qarku i Vlorës do të përfaqësohet me shtatë bashki të mëdha. Bashkia e Vlorës, Sarandës, Himarës, Delvinës, Selenicës, Livadhjasë dhe Konispolit. Kur ende nuk është caktuar dita e zgjedhjeve për njësitë vendore, në Vlorë kanë nisur diskutimet për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Vlorës. Ndërkohë që fati i kreut aktual, Shpëtim Gjika, ende është i paqartë për shkak të zhvillimeve gjyqësore ndaj padisë së prokurorisë ndaj tij, në kampin e majtë po përflitet se në listat e emrave për kreun e Bashkisë së Vlorës nga ana e PS –së, mund të jetë kreu i Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj, i cili ka pak muaj që ka marrë postin e kreut të Qarkut të Vlorës. Po ashtu përflitet edhe Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha, si kandidate e mundshme për këtë garë. Gjithashtu, një tjetër emër i aluduar gjatë këtyre ditëve është edhe ai i kryetares së Këshillit Bashkiak të Vlorës, Evis Alushi, një emër tjetër. Ndërkohë, nga ana e PD-së, i vetmi emër që përflitet momentalisht është ai i deputetes Liljana Elmazi.

Gara në Kukës

Rivaliteti i “të djathtëve” brenda kampit të majtë

Dilema se kush do të bëhet kryetar i Bashkisë së madhe të Kukësit ka nisur që me reformën territoriale dhe shkrirjen e njësive minore. Në kampin e majtë rivaliteti shfaqet më interesant, pasi ka dy figura publike shumë të njohura dhe me pushtet në Kukës si kryetari aktual i bashkisë, Hasan Halili, i cili deri në zgjedhjet e fundit parlamentare ka përfaqësuar PD-në ndërsa tashmë i takon LSI-së. Atij do t’i duhet të bindë shumë njerëz nga kampi i djathtë, pasi në PS ndodhet një rival i fortë si prefekti Safet Gjici, edhe ky i ardhur nga kampi i së djathtës dikur. Kurse Partia Demokratike ende nuk ka nisur me fushatë paraprake. Kjo forcë politike që ka pushtetin në qark dhe në shumicën e njësive vendore, ruan potenciale të gatshme, por pa i konsumuar para kohe disa nga figurat e njohura kuksiane. Drejtues të degës së partisë thonë se ende nuk është diskutuar asnjë emër, ndërsa me spekulim, sigurisht, njerëzit përmendin emra me ndikim si Ibsen Elezi, aktualisht kryetar i qarkut, Flamur Hoxha, biznesmen dhe filantrop i njohur, Gazmend Sinamati, apo Ylber Vata, të dy mjekë të respektuar etj.

 Zgjedhjet në Dibër

PS dhe LSI, të ndara në garën përballë Ilir Krosit

Edhe pse ende herët, në opinionin publik të qytetit të Peshkopisë kanë nisur të lakohen emrat që mund të kandidojnë për të garuar në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të 4 bashkive. Kështu në Bashkinë e Peshkopisë për PS-në përflitet të kandidojë Ulsi Manja deputet i kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i degës së PS-së për Rrethin e Dibrës. Veç kësaj përflitet edhe kandidatura e LSI-së, Melaim Damzi, aktualisht prefekt i Qarkut të Dibrës. Ndërsa në kampin e djathtë pritet të garojnë Rrahim Kaleci, kryetar i degës së PD-së të rrethit dhe Ilir Krosi, kryetari aktual i Bashkisë Peshkopi në mandatin e tretë të tij. Për Bashkinë e Bulqizës, përflitet të kandidojnë për PS-në, kryetari aktual i kësaj bashkie, Myfit Duriçi. Ndërsa një tjetër kandidaturë mjaft potenciale që përflitet, është edhe ajo e LSI-së, Ylli Spahiu, aktualisht drejtor i KSHA-së Tiranë. Ndërsa demokratët për të rimarrë këtë institucion, flitet se do garojnë me kandidaturën e Durim Ballës, kryetar i degës lokale të PD-së së rrethit.

Bashkia e Dropullit

Minoritarët, të ndarë në garën për bashkinë e tyre

Zgjedhjet e ardhshme për kryetar të bashkive që do të zhvillohen vitin e ardhshëm pritet të rezervojnë një garë interesante mes përfaqësuesve të minoritetit grek i cili militon me flamuj të ndryshëm partiakë në këto zgjedhje. Konkretisht, bëhet fjalë për Qarkun e Gjirokastrës, ku kandidatë të mundshëm në garën për kreun e Bashkisë së Dropullit, që është një njësi vendore me shumicë minoritare, nën siglën e Partisë Socialiste përflitet që do të kandidojë Theodhori Millo, ndërsa përfaqësues i LSI-së mund të jetë Kristaq Xhai. Ndërsa nga kampi i djathtë bie në sy pjesëmarrja e mundshme e ish-ministrit të Punës në qeverinë e mëparshme, Spiro Ksera, i cili do të përfaqësojë në këtë garë Partinë Demokratike. Një tjetër kandidat potencial po nga PD-ja është dhe Lefter Baruta. Ndërsa dy partitë minoritare ajo e PBDNJ-së dhe MEGA mund të përfaqësohen nga Dhimitër Maluqi, Alqi Puli dhe Vangjel Ngjelo. Krijimi i bashkive të tilla si Dropulli me banorë minoritarë, Bashkia Konispol me banorë shqiptarë çamë apo Bashkia Pustec me sllavë maqedonas gjatë diskutimeve për reformën territoriale hapi shumë orekse etnike, ku banorë të këtyre zonave kërkuan madje autonomi dhe bashkim në emër të etnisë.

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Klosit

  • PS Hazbi Arapi
  • LSI Eduart Tafaj
  • PD Bedri Hoxha dhe Fehmi Hoxha

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Burrelit

  • PS Adelina Farrici
  • PD Rustem Nuzi dhe Alfred Ahmetcenaj

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Lushnjë

  • PS Fatos Tushe, kryetari aktual i kësaj bashkie
  • LSI Bledar Koçiu
  • PD Mevlan Xhindole.

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë Mallakastër

  • PS Ilir Çela
  • PD Agron Kapllani dhe Arjan Llanaj

Kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Hasit

  • Liman Morina, kryetari aktual i bashkisë PS+LSI
  • Ismet Jaku  PD

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button