☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,337 ▼0.5%
DOW
NASDAQ 20,757 ▼0.91%
NAFTA 103.25 ▲3.62%
ARI 4,535 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
XRP $1.3252 ▲ +0.36%
S&P 500 6,337 ▼0.5 % DOW NASDAQ 20,757 ▼0.91 % NAFTA 103.25 ▲3.62 % ARI 4,535 ▲0.23 % S&P 500 6,337 ▼0.5 % DOW NASDAQ 20,757 ▼0.91 % NAFTA 103.25 ▲3.62 % ARI 4,535 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tirana, tre shpërthime eksplozivësh, njëri në farmacinë e babait të Sajmir Tahirit

Tre shpërthime me lëndë eksplozive kanë tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga informacionet e fundit bëhet me dije se shpërthimet kanë ndodhur në zona të ndryshme të kryeqytetit, por për fat të mirë pa shkaktuar viktima por vetëm dëme materiale.

farmaciKështu, burime policore zyrtare bëjnë të ditur se shpërthimi i parë është verifikuar në një farmaci në rrugën “Kongresi i Manastirit”.  Sipas burimeve, farmacia në fjalë është në pronësi të babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë, shpërthimi i dytë ka ndodhur pranë banesës së ish-shefit të komisariatit numër 3 të Tiranës, Alfred Numani, edhe këtë herë pa shkaktuar viktima.

Ndërsa rasti i tretë është verifikuar në një objekt në zonën e “Vasil Shantos”, ku policia ka gjetur dy kallëpe tritoli të lidhura me një tel që dyshohet se do të shpërtheheshin me telekomandim.

Policia ka bërë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit, duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Në të tre rastet forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizën, me qëllim mbledhjen e gjurmëve për identifikimin e personave përgjegjës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.