☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 114.81 ▲2.93%
ARI 4,664 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,532 ▲ +0.19% ETH $2,056 ▼ -0.67% XRP $1.2999 ▼ -1.26% SOL $79.6000 ▼ -1.69%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.81 ▲2.93 % ARI 4,664 ▼0.33 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 114.81 ▲2.93 % ARI 4,664 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tiranë: 27 deri 31 Maj 2016, Asambleja Parlamentare e NATO-s

Kuvendi i Shqipërisë u është drejtuar të gjithë operatorëve ekonomikë të interesuar për realizimin e një tenderi për eventin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Fondi limit është 33.767.601 lekë pa TVSH. Kurse qëllimi i kontratës është: “Shërbimi i organizimit të aktivitetit parlamentar si dhe sigurimi i pajisjeve të nevojshme për mbarëvajtjen e eventit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili do të mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve gjatë periudhës 27 deri 31 Maj 2016”. Objekti i këtij shërbimi është organizimi i aktivitetit parlamentar, sigurimi i pajisjeve audio-video, kompjuterë, printerë, fotokopje, materiale kancelarie si dhe shërbime asistence për mbarëvajtjen e eventit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s”. Stafi i Sekretariatit të NATO-s do të fillojë punë një javë përpara aktivitetit për përgatitjen e eventit, për këtë kërkohet që printerët, fotokopjet, serverët, kompjuterët duhet të jenë instaluar dhe testuar dy ditë para ardhjes së tyre. Mbërritja e stafit do të jetë në 23 maj. Pajisjet audiovizuale bashkë me kabinat e përkthimit duhet të jenë të instaluara dhe testuar dy ditë para fillimit të aktivitetit (data e fillimit të aktivitetit 27 maj).

Mbajtja në Tiranë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe për krejt rajonin. Sipas z.Pandeli Majko, antar i Asamblesë Parlamentare e NATO-s, në Tiranë do të jenë rreth 700 pjesëmarrës dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.