Tiranë, agjentë të policisë ndalojnë Ndriçim Babasin
Agjentë të policisë së Tiranës, me maska, kanë shoqëruar këtë paradite shefin e njësisë bashkiake numër 5 të kryeqytetit, Ndriçim Babasi.
Babasi është ndaluar në një lokal të njohur të kryeqytetit, nga një grup agjentësh që e kanë marrë dhe e kanë nxjerrë jashtë.
Lajmi u denoncua për mediat nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp. Për momentin nuk dihen motivet e ndalimit të përfaqësuesit të PD.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.