Kronika
Tiranë, largohet drejtori i Policisë Tonin Vocaj
Largohet nga detyra e drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Lajmi është raportuar sot në mëngjes nga Tv NEWS24 i cili i referohet burimeve zyrtare të policisë së qarkut.
Ende nuk dihen motivet e largimit nga detyra por burimet, e cituara nga NEWS24 thonë se Vocaj mund të transferohet në një tjetër post brenda strukturave të policisë së shtetit.
Tonin Vocaj mori detyrën si drejtor i policisë së kryeqytetit në janar të 2009-ës, duke zëvendësuar të komanduarin Hamdi Fiorja. Vocaj është një ndër ekspertet policorë në fushën e krimeve të rënda. Ai ka drejtuar për shumë kohë postin e Drejtorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.