Tiranë, policët rrugorë, tufa me lule shofereve femra për 8 Marsin
Efektivë të policisë rrugore në Bulevardin e Tiranës, veç kujdesit për të mbikëqyrur e kontrolluar mbarëvajtjen e trafikut kishin marrë edhe një detyrë shtesë ditën e sotme: të ndalonin shoferet femra për t’u dhuruar nga një buqetë me lule.
Nisma e këndshme në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas të lë vërtetë një shije mjaft të mirë, pse jo për të përsëritur frazën që shpesh dëgjojmë nga qeveritarët: kjo është policia që duam.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.