Kronika

Tiranë, zbulohet punishtja e falsifikimit të pijeve freskuese

Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Dajti” zbuloi një punishte ku prodhoheshin pije freskuese të falsifikuara, të cilat kishin në përbërje koncentrat të skaduar.

Operacioni u kurorëzua pasditen e djeshme, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i 34- vjeçarit Genc Brahysa, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja F. Brahysa, 36 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim E. M., banues në Tiranë, me profesion teknolog kimist.

Ndaj tyre Seksioni i Krimit Ekonomik, kishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa licencë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se të dyshuarit kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine.

Në brendësi të saj u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregtim, një makineri artizanale për prodhimin e pijeve, një presë për stampimin e vulave të kadencës, 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar, 18 kg esencë produkt i dyshuar kontrabandë dhe 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike.

Gjithashtu u gjetën etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button