Politika

Tiranën e fiton Veliaj/ Sondazhi i jep kandidatit socialist 51.8%, ndërsa Këlliçit 38.6%. Benet Beci në avantazh në Shkodër

Top Channel publikoi sondazhet e fundit për zgjedhjet e 14 majit për katër qytete, Tiranën, Durrësin, Shkodrën dhe Elbasanin.
Këto janë sondazhet e treta të realizuara në bashkëpunim me “Angi Richerce”. Në Tiranë  sondazhi tregon se fitorja e kandidatit socialist Erjon Veliaj është e garantuar.
Sipas sondazhit, Veliaj do marrë 51,8 përqind të votave kundrejt 38,6 përqind që merr Belind Këlliçi. Të dy këta kandidatë kanë pësuar rritje të shifrave të mbështetjes. Ndërkohë që ka rënie, kandidati i Partisë Demokratike Ronald Bejko, i cili merr 6,1 përqind të votave.
Me rritje është kandidati i pavarur Arlind Qorri me 2,3 përqind ndërsa Lajla Përnaska dhe Marko Dajti nuk kapin as një përqind të votave. Ne shifra të ngjashme me Veliajn është edhe mbështetja për partinë socialiste, ndërsa forcat e tjera politike janë në këtë renditje, bashkë fitojmë me 37,8 përqind, Partia  Demokratike me 5,4 përqind, socialdemokratët me 2,3 përqind, Nisma Thurje 1,1 përqind dhe Vetëvendosja 08, përqind.

Surpriza e këtij sondazhi është ai për Shkodrën. Në ndryshim nga sondazhet e kaluara duket se fushata e socialistit Benet Beci ka funksionuar dhe ai ka fituar 3.2 përqind nga hera e fundit duke dalë në krye me 50,2 përqind, ndërsa kryebashkiaku Bardh Spahia ka rënë me 3,2 përqind duke shkuar në 49,6 përqind.

Shifrat janë pothuajse të barabarta gjë që tregon se gara e Shkodrës do jetë me fotofinish. Ndërkohë në Shkodër forcë e parë politike mbetet koalicioni Bashkë Fitojmë me 45,2 përqind dhe në vend të dytë socialistët me 32,4 përqind, por që së bashku me socialdemokratët e Tom Doshit që marrin 16,1 përqind, te majtet arrijne 48.5 perqind.

Pra, të majtët janë në avantazh në Shkodër me gati 3 përqind më shumë se koalicioni Meta Berisha, Dule Ndoka.

Në Elbasan nuk ka zhvillime të mëdha, të dy kandidatët Gledjan Llatja dhe Luciano Boci janë sërish në të njëjtin nivel si në sondazhin e fundit.

Llatja kuotohet me 57, 9 përqind ndërsa rivali i tij Luciano Boci me 42,1 përqind.

Në Elbasan, socialistët marrin 50,1 përqind të votave ndërsa “Bashkë Fitojmë” 39,4 përqind te votave. Rezultat pothuajse i ngjashëm nga sondazhi i fundit.

Në bashkinë Durrës, Emiriana Sako ka mbajtur të njëjtin pozicion në avantazh me 53,9 përqind të votave kundrejt Iglo Carës së ”Bashkë Fitojmë” që ka 46,1 përqind.

Edhe rezultatet për Partitë në Durrës nuk ndryshojnë. Në krye me 51 përqind qëndrojnë socialistët ndërsa ”Bashkë fitojmë” është 10 pikë më pak me 41,5 përqind, ndërsa me gati 5 përqind është Partia Demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button