Tjetër bashkëpunim Ferrell-Wahlberg
Will Ferrell dhe Mark Wahlberg patën një bashkëpunim të suksesshëm në filmin komedi të vitit 2010 ‘The Other Guys’ dhe këta dy aktorë duket se do të bashkëpunojnë sërish.
Sipas ‘The Hollywood Reporter’, në filmin e ri ‘Daddy’s Home’ 47-vjeçari Ferrell do të interpretojë një burrë që bëhet njerk i dy fëmijëve, por përpjekjet e tij për t’u treguar një njerk i mirë pengohen nga babai i vërtetë i fëmijëve, i interpretuar nga 43-vjeçari Wahlberg.
Filmi do të prodhohet nga Paramount Pictures dhe Granite Pictures. Regjisor do të jetë Sean Anders.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.