☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,559 ▼ -0.81% ETH $2,152 ▼ -0.52% XRP $1.4406 ▼ -1.38% SOL $89.8800 ▲ +0.19%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tjetër ftesë për Spitallën, Qeveria tkurr zonën e lirë për të gjetur zhvillues

Qeveria do të hapë sërish garën për ndërtimin e zonës ekonomike të Spitallës. Pasi dështoi herën e shkuar, Ministria e Ekonomisë do të rishpall brenda muajit të ardhshëm thirrjen e dytë për tenderin e Spitallës.

“Tashmë e riformatuar në një sipërfaqe më të vogël, prej rreth 100 ha, ç’ka do ta bënte më të shpejtë investimin dhe vënien në operim të zonës”, shprehet Ervin Mete, zëvendësministër i Ekonomisë.

Qeveria shpreson se reduktimi i sipërfaqes nga 500 në 100 hektarë do të ulë koston dhe do të zgjojë më shumë interes tek investitorët e huaj.

“Ne kemi shumë kërkesa nga ambasadat për tenderin dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me operatorë të caktuar. Këtë herë do i lëmë më shumë kohë tenderit në dispozicion”, thotë Mete.

Sipas ministrisë, në zonë do të lejohen vetëm kompanitë që kanë nivel të lartë teknologjik dhe vijnë nga industritë e reja.

“Gjithmonë theksi vihet tek ato kompani që shërbejnë si zhvillues dhe do të arrinë të thithin industri të reja inovative, teknologji të pastra, të cilat të plotësojnë bazën e biznesve që ne kemi, jo duke qënë në konkurrencë me to”, thotë Mete.

Prej vitit 2006, Shqipëria është përpjekur të ndërtojë një zonë të lirë ekonomike, për të thithur teknologji të avancuar në ekonomi dhe rritur eksportet. Por, deri më tani të gjitha përpjekjet kanë dështuar dhe rasti më i fundit ishte tenderi i Spitallës një vit më parë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.