☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 70.24 ▼2.34%
ARI 4,103 ▲1.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $60,084 ▲ +0.22% ETH $1,579 ▲ +0.4% XRP $1.0494 ▲ +0.88% SOL $71.9000 ▲ +6.98%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.24 ▼2.34 % ARI 4,103 ▲1.37 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
27 Jun 2026
Breaking
Politika

Tokio “vishet” kuqezi për Ramën, kryeqyteti japonez mbulohet me flamuj shqiptarë

Vizita zyrtare e kryeministrit Rama është mirëpritur në Tokio, kryeqytetin e Japonisë, ku simbolet kuqezi janë të pranishme në rrugët kryesore të qytetit, të cilat janë të dekoruara me flamuj të Shqipërisë dhe Japonisë, duke krijuar një atmosferë të veçantë protokollare që shoqëron takimet e nivelit të lartë.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe diplomatik mes dy vendeve.

Dekorimi i Tokios me flamuj shqiptarë dhe japonezë simbolizon respektin protokollar dhe rëndësinë që i jepet marrëdhënieve mes dy shteteve, ndërsa vizita përfshin takime zyrtare me autoritetet më të larta të Japonisë dhe aktivitete të rëndësishme institucionale e ekonomike.


Në kuadër të agjendës zyrtare, Rama do të pritet me Gardë Nderi nga kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, me të cilën do të zhvillojë edhe një takim bilateral të fokusuar në forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Kryeministri do të vizitojë gjithashtu Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku do t’u drejtohet pjesëmarrësve në një panel diskutimi me titull “Rruga e Shqipërisë drejt Anëtarësimit në BE: Roli i Japonisë”, mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë, transformimet globale dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qëndrueshëm.

Dje, 20 maj, kreu i qeverisë ishte në kryeqytetin e Koresë së Jugut, ku mbajti një fjalim në Konferencën Aziatike të Lidershipit. U takua edhe me homologun e tij Kim Min-seok, ndërsa në rrjetet e tij sociale ndau foto nga takimet me disa nga “kolosët e industrisë koreano-jugore”, siç i quan ai drejtuesit e kompanive LG Group, KIA Coorporation, LOTTE GROUP.

Në këtë tur të tij, ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe sigurisht delegacioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.