roze

Tom Cruise para se të ishte i famshëm

Tom Cruise është një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, teksa mori famë me filmin e tij të parë Top Gun e më pas u bë ylli i Mission Impossible.

Kjo i dha atij një pasuri të majme, shumë milionë dollarëshe. Por e dashura e parë e tij tregon ekskluzivisht për Daily Mail si ka qënë Cruise para se të bëhej i famshëm. Bëhet fjalë për moshën e adoleshencës, ku Diane Cox ka hapur albumin e gjimnazit për DailyMail.

Por veç të tjerash, Cox tregon edhe një anë të errët të dashurisë së saj të parë, duke folur për natyrën e tij intensive dhe kontrolluese gjatë lidhjes së tyre 2-vjeçare, e cila përfundoi pasi ajo e tradhëtoi kur ai sapo gjeti famën.

Historia i ka fillesat kur Cruise ishte 18 vjeç dhe Diane vetëm 17 vjeçe, në vitin e largët 1979, ku të dy u takuan në një festë. Ajo thotë se Tom ka qënë mjaft i lidhur me motrat  e tij, aq sa me shaka i thoshte se ishin ato që e kishin mësuar të puthte.

E pyetur nga DailyMail se si ka qënë Tom para se të bëhej i famshëm, Diane thotë se ai binte në sy në qytetin e tyre, Glen Ridge, New Jersey. Dhe kjo, jo se ishte ndonjë djalë i gjatë, por kishte sharm.

Sot Diane Cox kujton se Tom i atëhershëm ishte mjaft i ndryshëm. Ajo tashmë është nënë e tre fëmijëve dhe shumë e lumtur. Por ajo nuk ka asnjë pendesë që nuk ka ndarë famën me të dashurin e saj të parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button