roze

“Top Gear”, tashmë me prezantues të ri

Figura e shquar e televizionit dhe radios, Chris Evans, do të zëvendësojë Jeremy Clarkson në rolin e prezantuesit të formatit tashmë të ri të “Top Gear”, siç bën të ditur BBC.

Evans u shpreh tepër i lumtur që i është ngarkuar ky rol, duke e përshkruar shfaqjen e makinave si “më të preferuarin e tij të të gjitha kohërave”.

“Premtoj që do të bëj gjithçka të mundshme për të respektuar atë që është bërë deri më sot me këtë shfaqje, si dhe për ta çuar përpara atë”, shtoi ai.

Clarkson u shkarkua nga puna në mars të këtij viti, pasi goditi një prej producentëve në vendin e punës.

Evans, një i apasionuar pas makinave, ishte përfolur prej kohësh si zëvendësuesi i Clarkson, teksa tashmë ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me “show”-n e BBC 2.

Fakti që emisioni do të ketë një format të ri, sipas David Sillito, nënkupton që edhe bashkëorganizatorët e Clarksonit, Richar Hammond dhe James May nuk do të përfshihen në emisionin e ri.

“Top Gear” është një emision i parë nga rreth 350 milionë shikues në mbarë botën dhe ndër më të mëdhenjtë e BBC-së, prej të cilit sigurohen rreth 50 milionë paund në vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button