Topalli: Deputeti i maxhorancës u kap me drogë në Vilun të Shkodrës. Berisha: Në Shqipëri bëhet prostitucion shtetëror
Parlamenti mblidhet sot në seancë plenare ku pritet të votohen emrat për tre vendet vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në seancë do të votohen Denar Biba si nënkryetar i KQZ-së dhe Edlira Jorgaqi e Gëzim Veleshnja të LSI-së si anëtarë.
Ndërkohë gjatë punimeve të Kuvendit pritet të ketë debate të forta për dy dekretet e Presidentit Bujar Nishani për ligjin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ndryshimet në ligjin e Gjykatës së Lartë. Shumica i ka rrëzuar dekretet paraprakisht në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë dhe të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe sot në seancë.
Ora 11:30-Deputeti i PD Sali Berisha ka bere akuza te njepashnjeshme per qeverine nga podiumi i Kuvendit.
TOPALLI: DEPUTETI I MAXHORANCËS U KAP ME DROGË NË VILUN TË SHKODRËS, S’JENI BURRA KUR NUK PËRMENDNI SHULLAZIN
Ora 11:20-Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli akuzoi në nisje të seancës maxhorancën për lidhje me klanet e drogës. Në një fjalim të mbajtur në Kuvend ajo tha se një deputet i shumicës i pranishëm në seancë u kap e më pas u lirua me një makinë me drogë në Vilun të Shkodrës
BUSHATI: PËR HERË TË PARË PO BËHEN INVESTIME JO ELEKTORALE
Ora: 11:00– Parlamenti ka nisur të diskutojë Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen në Programin e Unionit “FISCALIS 2020”; Deputeti i PS-së, Ervin Bushati tha se Europa e shikon Shqipërinë si një partner serioz dhe se për herë të parë po bëhen investime që nuk janë as elektorale dhe as politike.
“Investimet do të vazhdojnë edhe vitin që vjen. 80% e investimeve janë të mbetura nga qeverisja e kaluara, disa raste rrugët kanë edhe 4 vjet. Për herë të parë investimet nuk janë as elektorale dhe as politike. Po bëhen investime që i duhen ekonomisë, sepse këto rrugë i duhen shqiptarëve. Për herë të parë politika po i çon investime ekonomisë. Gjithçka që ne hedhim si kapital në treg ndikon në jetën e qytetarëve”, tha Bushati.