Europa

Stuhia e fuqishme godet Italinë (Video)

stuhia-e-fuqishme-godet-italin-euml-video_hdVeriperëndimin e Italisë të martën pasdite e kapluar një ciklon i fuqishëm, i cili së bashku me shumë bubullima dhe shi, ka sjellë disa shushunja.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, janë regjistruar dëme materiale, por nuk është raportuar për ndonjë viktimë, transmeton Telegrafi.

Situata më dramatike ishte në qytetin bregdetar Arenzano. Kësaj situate i ka ndihmuar edhe era e fuqishme, e cila shkaktoi dëme të mëdha në kulmet e shtëpive të banimit.

Gjithashtu, për shkak të motit të ashpër, përkohësisht i gjithë trafiku që lidh Arenzano me Genoa është mbyllur.

Nga Arenzano arrijnë edhe pamjet dramatike të stuhisë, e të cilat po shfaqen nëpër rrjetet sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button